web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonte automjetin i dehur dhe pa patentë/ Arrestohet 29-vjeçari që shkaktoi 4 të plagosur

16 Tetor 2016, 09:31, Aktualitet CNA

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 0.62 mlg/l, si dhe pa Leje Drejtimi, shkaktoi aksident rrugor ku mbetën të plagosur 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve te para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Elton Tafçiu, 29 vjeç, banues në fshatin Kllupçisht, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datën 15.10.2016, rreth orës 16.30 në vendin e quajtur “3 çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, automjeti furgon me targa AA 925 FO me drejtues shtetasin M.H 44 vjeç, që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin “Peugeot” me targa AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiu, që lëviste nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon, ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës, si dhe dy te tjerë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit Elton Tafçiut, iu bë testi i alkoolit me aparatin ?Drager?, ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.62 Mg/L.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit shtetasi Elton Tafçiu nuk ishte i paisur me Leje Drejtimi.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Tafçiu për veprat penale ?Shkelje e rregullave të qarkullimit Rrugor?, ?Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi?, parashikuar nga nenet 290/2, 291 të Kodit Penal./Citynews





Lajmet e fundit nga