"Blushi dhe Hafizi, të vetmit socialistë me bole në atë Parti të tredhur nga travestitët e Sorosit"
Pas fjalës së Ben Blushit në Kuvend dhe lajmit për largimin ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim Presidenten e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini. Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë znj. Boldrini në këtë vizitë zyrtare, z. Ilir Meta u vlerësoi stadin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe veçanërisht atyre parlamentare.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme që Italia i jep Shqipërisë në kuadër të avancimit të procesit të integrimit evropian.
Meta theksoi se Italia është avokatja më e fuqishme e Shqipërisë në në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe shprehu bindjen se dy parlamentet duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin e tyre veçanërisht për përafrimin e legjislacionit dhe për rritjen e rolit mbikëqyrës së Kuvendit.
Gjatë takimit Meta dhe Boldrini kanë vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë dhe asistencën italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme si edhe kanë ndarë bindjen se dy Parlamentet mbështesin intensifikimin e këtij bashkëpunimi vital mes dy qeverive për të luftuar rrjetet kriminale që përdorin rajonin.
“Është kënaqësi e veçantë t?i uroj edhe një herë mirëseardhjen në vendin tonë në këtë vizitë zyrtare të parë si Presidente e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, znj. Laura Boldrini dhe njëkohësisht delegacionit që shoqëron.
Është kënaqësi e veçantë që Kryetarja e Parlamentit viziton vendin tonë, ndërkohë që herën e fundit gati dy dekada më parë ka qenë si misionare në një mision humanitar gjatë përballimit të krizës së Kosovës në vendin tonë. Dua ta falënderoj për të këtë vizitë, e cila rikonfirmon stadin e shkëlqyer të marrëdhënieve tona të gjithanshme, dhe në mënyrë të veçantë atyre parlamentare.
Dëshiroj t?i shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë për mbështetjen e pakursyer dhe gjithnjë të veçantë që Italia i jep Shqipërisë lidhur me avancimin e procesit të integrimit evropian.
Italia ka qenë dhe mbetet avokatja më aktive në këtë drejtim dhe ne mbështetemi shumë tek Italia dhe Parlamenti Italian edhe për hapat e ardhshëm, sidomos në drejtim të çeljes së negociatave për anëtarësim.
Sepse Italia ka mbështetur jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e rajonit tonë për axhendën tonë integruese dhe në këtë drejtim kam patur kënaqësinë ta njoh znj. Boldrini me progresin e realizuar në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian, sidomos me arritjen më të rëndësishme atë të miratimit të ndryshimeve kushtetuese me konsensus për reformën në drejtësi.
Ne kemi rënë dakord që dy parlamentet tona dhe në kuadër të përgatitjeve tona për çeljen e negociatave në të ardhmen, të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre, në mënyrë që ne të përfitojmë sa shumë nga ekspertiza dhe përvoja italiane për rritjen e kapaciteteve tona, sidomos për përafrimin e legjislacionit, por edhe për rritjen e rolit mbikëqyrës së parlamentit.
Njëkohësisht, kemi vlerësuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat dhe kemi nënvizuar rëndësinë për të thelluar më tej luftën në drejtim të krimit të organizuar, terrorizmit dhe fenomeneve shqetësuese për vendet dhe për rajonin tonë.
Në këtë drejtim kemi shprehur dhe kam shprehur edhe një herë vlerësimin më të madh për rolin e Italisë për të përballuar krizën migratore, por edhe për përkushtimin e veçantë të vetë znj. Boldrini në këtë drejtim, jo vetëm në skenën politike italiane, por edhe në atë evropiane.
Me këtë rast dua të theksoj se kemi diskutuar për të përforcuar bashkëpunimin tonë edhe në kuadër të përgatitjes së Konferencës së Romës vitin e ardhshëm në vijim të Procesit të Berlinit për të nxitur më tej bashkëpunimin midis vendeve të rajonit tonë lidhur me projektet kryesore strategjike të ndërlidhjes rajonale.
Një falënderim të veçantë i bëra znj. Boldrini për angazhimin e saj personal kur u takuam herën e fundit në Romë për heqjen e taksës fikse dhe asaj të qarkullimit, e cila i jep frymëmarrje kompanive shqiptare të transportit që kalojnë përmes Italisë dhe që jam i bindur do të lehtësojnë më tej shkëmbimet tregtare dhe ekonomike në të ardhmen midis dy vendeve tona.
Natyrisht që kemi vlerësuar së bashku komunitetin e jashtëzakonshëm shqiptar në Itali dhe të mirëintegruar atje, por edhe kemi shprehur kënaqësinë që edhe komunitetin italian në Shqipëri po rritet dhe të dyja komunitetet së bashku përbëjnë ura të forta të miqësisë dhe të bashkëpunimit ekonomik, por edhe kulturor. Në mënyrë të veçantë kemi vlerësuar së bashku komunitetin arbëresh në Itali, që ruan gjuhën dhe kulturën arbëreshe, që është një pasuri e rrallë dhe e përbashkët kulturore për të dyja vendet tona prej shekujsh”, u shpreh Meta në fjalën e tij.
Pas fjalës së Ben Blushit në Kuvend dhe lajmit për largimin ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën ezg...
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ben Blushi zyrtarizoi larg...
Vdekja e katër të rinjve në aksidentin e mëngjesit të sotëm ...
Dua të bej sot me dije një vendim që kam marrë bashkë me kol...
Nuk kanë fund problemet për maturantët këtë vit. Sot që duhe...
Pas fjalës së Ben Blushit ka ardhur edhe reagimi i nënkryeta...
Në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend, ku anoncoi zyrtarisht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bash...
Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Kuvend deputeti Ben Blushi...
Ish presidenti Rexhep Meidani është shprehur se, zgjedhjet ...
Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryetarin e Bashkisë së...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi kërkoi nga qeveria që të ak...
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka kritikuar qëndrimin e kre...
Mes shum[ temave është futur edhe kërkesa e Partisë Demokrat...
Duket se po shkon më së miri lidhja e dashurisë mes blogeres...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i PDIU-së Shpëtim Id...
Pas aksidentit tragjik në Sukth, ku humbën jetën 4 persona, ...
Policia e Tiranës nuk ka dhënë ende një arsye pse vrasjen me...
Spitalet tona kanë mjaft mangësi dhe problematika, e veçanër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...