web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politika shqiptare për integrimin ka fitore një lumë dështimesh

27 Shtator 2016, 16:46, Aktualitet CNA

Nga Avokat Edmond PETRAJ

Besoj se tashme ju jane shurdhuar veshet me fjalet “integrim evropian”. Ate e kane ne goje te gjithe politikanet qe e llomotitin pa teklif perpara ekraneve te televizorit. Per nje reporter te huaj qe i degjon per here te pare, ai togfjalesh i le te kuptoje se politika shqiptare eshte orientuar pro-perendimit. Per mua qe i kam lexuar e degjuar me mijra here, ai togfjalesh eshte ngushellimi i vetem qe u ka mbetur politikave te deshtuara te qeverive shqiptare.

Per këtë klasë politike qe nuk mund te dalin ne popull e te mburen me vendet e reja te punes te hapura, me shkollat dhe spitalet e reja te ngritura, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me uljen dhe kontrollin e cmimeve te ushqimeve te shportes, sigurisht qe do te dalin e te bejne adetin e rradhes per “integrimin”.

Cfare eshte integrimi evropian i Shqiperise? Integrimi evropian eshte nje proces reformash qe cdo vend ndermer per te permbushur kriteret dhe standartet e antaresimit ne BE. Per politiken shqiptare, eshte e vetmia fitore ne nje lume deshtimesh. Me flamurin e integrimit ne dore, keta donkishote kerkojne ta integrojne Shqiperine ne Evrope atehere kur duan ata, jo atehere kur shqiptari te jetoje njesoj si ai fqinji i tij evropian. Aq fort i trumbetohet “integrimit evropian”, aq sa te krijohet pershtypja se Shqiperia nuk eshte gjeografikisht ne zemer te Evropes por nje ishull i larget i saj.

Dhe integrimi evropian qe shqiptareve u eshte shitur here si “çek i bardhe” e here si “zgjidhja e gjithe problemeve te vendit”, vazhdon te ngelet nje fjale e pakuptimte per veshet e shqiptareve. Politikanet nga ana tjeter me ndihmen e “integrimit evropian” u shesin shqiptareve nje imazh te reme sikur jane te perkushtuar ndaj integrimit evropian te Shqiperise. Integrimi evropian i Shqiperise fillon dhe mbaron me reforma te suksesshme demokratike ne vend dhe Shqiperia nuk duhet te kerkoje daten e hyrjes ne BE, duhet te kerkoje ndihmen e BE ne permbushjen me sukses te reformave ne vend. Nese politika shqiptare do te harxhonte me pak fjale boshe per konsum te brendshem dhe ti merrte me seriozisht reformat ne vend……





Lajmet e fundit nga