web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji i plehrave në Shqipëri, shqetësim për SHBA

27 Shtator 2016, 07:10, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një intervistë për Zërin e Amerikës ndër të tjera ka folur edhe për ligjin e importit të mbetjeve, i cili u miratua mes debatesh të ashpra në Kuvend dhe vazhdon të jetë një çështje e kundërshtuar në vijim. Nishani nuk ka komentuar kushtetueshmërinë apo përmbajtjen duke thënë se nuk është njohur me të, por tha se shqetësimi i është përcjellë dhe nga rrethet e shqiptarëve në SHBA gjatë vizitës së tij në Amerikë. ?Ajo që unë kam ndeshur deri tani këto ditë, madje duke qenë edhe në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ka qenë një reagim shqetësues që vjen nga qytetarët. Unë kam takuar mjaft qytetarë edhe në Nju Jork, të cilët më kanë folur pikërisht për këtë ligj, më kanë folur me shqetësim për këtë ligj. Kam ndjekur përmes medias reagimet e qytetarëve në Tiranë?, tha Nishani.

Presidenti Nishani i pyetur nëse do ta miratojë këtë ligj tha: ?Unë do ta shoh, padyshim do ta shoh ligjin, sapo të kthehem së bashku me këshilltarët dhe ndihmësit e mij, sepse të jem i sinqertë nuk e kam parë ende ligjin në tërësinë e vet dhe çfarë ligji parashikon dhe çfarë ai thotë në nene të caktuara të tij. Por Sensibiliteti i qytetarëve është baza e sjelljes institucionale. Por natyrisht, që në kontekstin kushtetues, unë do ta shoh ligjin sapo të kthehem në Tiranë?. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga