Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
“Fiks Fare” vijoi mbrëmjen e së martës investigimin për sigurinë ushqimore, duke u ndalur tek qumështi, një produkt që konsumohet nga të gjithë, por sidomos nga fëmijët. Pavarësisht se është e ndaluar, në të gjitha tregjet e qytetit të Tiranës, shitet qumësht në shishe plastike nga banorët e fshatrave rreth kryeqyetit. Bidonat, që në shumicën e rasteve janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë, mblidhen nëpër koshat e plehrave dhe u shiten këtyre banorëve për 5 ose 7 lekë.
Një investigim i gazetarëve të “Fiks Fare” ka nxjerrë në pah rreziqet që sjell kjo tregti dhe pasojat që ka për konsumatorin. Rreziku bëhet edhe më i madh, pikërisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Në minitregjet informale shiten edhe nënproduktet e qumështit, si gjalpi, djathi, gjizë, kos, etj.
Qumështi i shitur në kushte rruge nga banorët e fshatrave, i vendosur në shishe plastike të përdorura më parë, është i ndaluar që të tregtohet për shkak se është i pa kontrolluar. Nuk ka një ambalazh të përshtatshëm dhe është lehtësisht i kontaminueshëm. Për çdo sekondë që qumështi nuk ruhet në kushte frigoriferike, mikorobet në të shtohen me miliona. Dhe për më tepër, mund të mbart infeksione dhe sëmundje të transmetueshme tek njerëzit.
Lopët, dhitë dhe delet, edhe pse në pamje të jashtme duken të shëndetshme, mund të përcjellin nëpërmjet qumështit, për muaj dhe vite me radhë, brucela në sasi të mëdha. Njeriu bie në kontakt me “brucelozën” ose “ethet e melitensës” nëpërmjet konsumimit të këtij qumështi të infektuar (të pa zierë) ose të djathit të infektuar.
Bëhet fjalë për një sëmundje serioze, me kohëzgjatje të madhe, me rikthime të sëmundjes dhe me mundësi shfaqjesh të komplikimeve klinike. Pavarësisht se është i ndaluar, në të gjitha tregjet e Tiranës shitet qumësht në shishe plastike. Por, ku i gjejnë ata këto bidonë? Për më tepër, janë bidonë që, në shumcën e rasteve, janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë. Për 100 apo 120 lekë të reja, në treg mund të blesh një bidon 1.5 litërsh qumësht.
“Fiks Fare” ka dokumentuar shitjen e qumështit në rrugë, madje edhe personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanët e plehrave. Ata që janë më pak të deformuar, nuk i prishin, por i vendosin në qese të veçantë. Më pas, me “porositë” e shitësve ambulant, i ruajnë dhe ua shesin atyrë.
Një nga bashkëpunëtoret e “Fiks Fare”, bisedoi me disa nga personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanet e plehrave, apo në vendgrumbullimet e tyre. Shumica e tyre pranuan që këta bidonë ja shisnin banorëve të disa fshatrave. Këta të fundit i përdorin për qumështin.
“Ti e hedh në plehra, unë marr bidonin dhe ia shes fshatarit” i thotë gazetares së “Fiks Fare” një nga personat që mbledh bidonë në kazanet e plehrave. Megjithatë, ka edhe nga ata që, pavarësisht se mbledhin në plehra, nuk poranojnë që t’i shesin tek fshatarët edhe pse ja kërkojnë. Një prej tyre i thotë gazetares së Fiksit që të bëjë kujdes e të mos blejë qumësht në rrugë.
Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar disa persona, të cilët shesin qumësht në rrugë, dhe i drejtohen kazanëve të mbeturinave për të marrë bidonë plastikë. Madje, disa prej tyre i marrin vetë nga nga këto kazanë.
“Fiks Fare” bleu disa shishe qumështi në disa tregje në Tiranë. Madje, edhe tek banorët e fshatrave që i marrin bidonët në kazanët e mbeturinave. Këto shishe qumështi i dërguam për të kryer analizat pranë ISUV.
Pas analizave, qumështi në shishet plastike, doli me ngarkesë të lartë mikrobiologjike. Madje, edhe me qeliza somatike të larta, çka tregon që qumshti mbart infeksione. Ky qumësht që shitet në rrugët e Tiranës ishte e papërdorshëm, si për prodhim, ashtu edhe konsumim, pavarësisht se ekziston një mit që me zierjen mikrobet zhduken. Nëse pika e vlimit është 100 gradë, bashkë me një pjesë të mikrobeve zhduken edhe vlerat në vitamina që ka qumështi.
Rreziqet nga qumështi që shitet në bidonë plastikëtë ricikluar dhe në rrugë
Mund të mbart ëbakterie të rrezikshme si “Salmonella”, “E Coli” dhe “Listeria”.
Biznesmeni libanez Fadi Mitri, që prej vitesh po këmbëngulte...
Nuk ka një përgjigje të gatshme për pyetjen sesa mund të kus...
Ne nje koment te shkurter ne rrjetet sociale analisti Kastri...
Avokati Saimir Vishaj, kryetar i Shoqates te Avokateve Penal...
Nga Avokati Altin Goxhaj4 ARGUMENTA PER NJE HIPOTEZE SE HUMB...
Nga Shpëtim GjikaGjatë gjithe kesaj periudhe, per arsye nga ...
Si dikur, edhe pas 26 vitesh udhëheqësi perceptohet nga mili...
Avokatët e dy mjekëve të ndaluar dy ditë ditë me parë për vd...
Shumë shpejt pritet të përfundojë fideri 34 (Unaza e Madhe –...
Një zjarr i shpërthyer në një banesë në rrugën “Mine Peza” n...
Ajo që pritej ndodhi. Sot kompania “Omnix”, deklaroi se tër...
Policia e Durrësit hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokra...
Ka një arsye të fortë se pse Italia është një vend me dy rea...
Mazhoranca në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ka miratuar p...
Gerti Shella gazetar dhe nje nga aktivistet kryesore te shoq...
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore, bënë kapjen dh...
Ministria e Financave Arben Ahmetaj së bashku me Ambasadorin...
Rasti tragjik i humbjes së jetës së 35 vjeçares dhe foshnjës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...