Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Biznesmeni libanez Fadi Mitri, që prej vitesh po këmbëngulte të realizonte një investim qindra miliona dollarësh në Gjirin e Lalzit, u detyrua të largohet me barrela nga Shqipëria. E kam takuar dy vite më parë në restorant ?Padam? në Tiranë, kur njeriu me të cilin po darkoja, e ftoi të më tregonte se çfarë po hiqte në Gjirin e Lalzit. Ishte i shoqëruar nga një ndihmëse e tij.
Historia e tij tejkalon çdo imagjinatë për mafien e çfarëdo filmi hollivudian që keni parë dhe çdo lloj kinematografie tjetër. Aty gjeje episode nga perëndimi i egër i SHBA, nga mafia, nga filmi ?Çatia?, dhe nga çdo episod i një vendi pa ligje dhe rregulla. Ai tregonte se sa e lehtë ishte të ta ofronin atë biznes për të ndërtuar një resort, se si ?Studioja? i fliste vazhdimisht për ?plane zhvillimi?, se si u shfaq një fshatar me kioskë, se si disa shijakas që silleshin rrotull familjes Berisha pastaj i morën prokurën këtij fshtarit dhe i ?mbushën mendjen? që ishte pronar toke ndaj duhet ta kërkonte, se si ish- punonjësja e studios së Argitës, që në fillim e kishte lehtësuar vendosjen në Lalz, u bë papritur gjyqtare, dhe në fund ja mori tokën dhe ua dha shijaksve të fshatarit me kioskë. Pastaj erdhi ?përmbarimi? i rrugës, dhe banda i zuri pritë duke e masakruar.
Rrëfimi i tij në tavolinë atë natë ishte mbreslënës, dhe njeriu që e kishte dëgjuar para meje fjalë për fjalë atë që përsëriti atë natë në tavolinë, ishte kryeministri i vendit, Edi Rama. Pra i kishte dëgjuar të gjitha, dhe e kishte inkurajuar të vazhdonte, se qeveria do bënte betejën e saj për ta lehtësuar nga telashet. Dhe Fadi Mitri dukej se dy vjet më parë besonte tek Edi Rama.
Kur dëgjova lajmin mbi masakrimin e tij dhe mu kujtua që Edi Rama e njihte mirë historinë e tij, me thënë të vërtetën prita që së paku Gjiri i Lalzit të rrethohej me polici dhe ata ?shijaksit? trima që deri dje mbureshin me Argitën dhe gjyqtaren e saj, që ka nisur karrieren si stazhiere e Argitës dhe ka përfunduar si gjyqtare e saj, të paktën të pezullohej, ose t?i hapej çështje penale.
Edi Rama, siç thotë vetë biznesmeni dhe kompania e tij në deklaratën për shtyp, i është gjendur pranë vetëm si fatkeq. I është gjendur pranë me njerëzillëk, por kjo nuk mjafton.
Edi Rama duhet të rrethonte dhe ka kohë ende të rrethojë që sonte pronën e këtij biznesmeni në Lalz, me tela me gjemba dhe t?i vërë ushtrinë në dispozicion të fillojë punë, duke e bërë këtë gjobvënie mbi investitorin e huaj si shembull ekstem se çfarë është në gjendje të bëjë një shtet, qoftë në mënyrë ekstreme, për të mbrojtur dikë që kërkon të investojë në këtë vend.
Unë shpresoj shumë që Argita, Saliu, Shkëlzeni dhe gjithë banda e tyre që i plasën buzën, dhe në fund i përplasën kokën këtij biznesmeni, fillimisht si ?ndihmës? i tij, duke i vënë në dispozicion zonjushën Qeleshi, e pastaj si masakrues të tij duke i vënë sipër qafës po gjyqtaren Qeleshi dhe ?shijaksit? e tyre, të reflektojnë dhe së paku t?i kërkojnë ndjesë këtij njeriu që e larguan nga Shqipëria me barrela. Por nga ana tjetër, kjo qeveri është përgjegjëse për mënyrën se si përballet me problemet e prodhuara nga korrupsioni i familjes Berisha dhe nga mosndëshkueshmëria e tyre. Këta kanë tre vjet që vetëm paguajnë borxhet e Berishës dhe pasojat e korrupsionit të tij dhe sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Njësoj si me këtë investim, për të cilin Rama është përgjegjës që nuk tregon dorë të ashpër ndaj atyre që i kanë nxirrë jetën, ai ka toleruar dhe afera të tjera të mëdha korruptive të familjes Berisha, të cilat tani po i vuan dhe po dëgjon dhe shpifjet e Berishës. Berisha ka përdour pushtetin për t?i krijuar klientë së bijës dhe kur se ka vjelur dot fitimin, i ka dorëzuar klientët në dorë të zaptuesve dhe mafies.
Është njësoj si historia e ARMO-s. Ishte pronë e shtetit dhe ja fali Rezart Taçit që i mbushte xhepat gruas së Berishës, duke përdorur foton me ?Madamë Berishën? si pasaportë për evazion fiskal. ARMO u kthye praktikisht në biznes familjar për familjen Berisha dhe nën këtë garanci ajo prodhoi 500 milionë euro borxhe.
ARMO ishte pronë e shqiptarëve, por familja Berisha e rrëmbeu dhe ua la shqiptarëve si ndërmarrje të falimentuar, me 500 milionë euro borxh.
Tani kjo qeveri po ristrukturon borxhet e Berishës, dhe i lutet biznesmenëve të huaj të vijnë të futen në një fushë të minuar nga broxhet e prodhuara për piktura surrogate që rrijnë në zyrat e Berishëve, dhe miliona në llogaritë e tyre. Dhe tani duket sikur qeveria e ka ARMO-n pronë të saj dhe po e rishet. ARMO-n qeveria e ka pasur deri më 2008, pastaj e patën Berishët. Tani është një ndërmarrje e falimentuar që e kanë bankat dhe ato po e shesin për të marrë lekët e tyre. Asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë prej Edi Ramës, Berishëve, për këtë shkak.
Ajo i ka lënë të lirë hajdutët që e grabitën ARMO-n dhe e kthyen në varrezë, dhe tani dëgjon dhe prodhët e tyre. Njëjtë si me Lalzin!
Titulli eshte redaksional, titulli i TemA: Përgjegjësia e Ramës, për viktimat e ?Listës Argita?
Nuk ka një përgjigje të gatshme për pyetjen sesa mund të kus...
Ne nje koment te shkurter ne rrjetet sociale analisti Kastri...
Avokati Saimir Vishaj, kryetar i Shoqates te Avokateve Penal...
Nga Avokati Altin Goxhaj4 ARGUMENTA PER NJE HIPOTEZE SE HUMB...
Nga Shpëtim GjikaGjatë gjithe kesaj periudhe, per arsye nga ...
Si dikur, edhe pas 26 vitesh udhëheqësi perceptohet nga mili...
Avokatët e dy mjekëve të ndaluar dy ditë ditë me parë për vd...
Shumë shpejt pritet të përfundojë fideri 34 (Unaza e Madhe –...
Një zjarr i shpërthyer në një banesë në rrugën “Mine Peza” n...
Ajo që pritej ndodhi. Sot kompania “Omnix”, deklaroi se tër...
Policia e Durrësit hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokra...
Ka një arsye të fortë se pse Italia është një vend me dy rea...
Mazhoranca në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ka miratuar p...
Gerti Shella gazetar dhe nje nga aktivistet kryesore te shoq...
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore, bënë kapjen dh...
Ministria e Financave Arben Ahmetaj së bashku me Ambasadorin...
Rasti tragjik i humbjes së jetës së 35 vjeçares dhe foshnjës...
Seksioni për Krimet, në Berat filloi ditën e sotme procedimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...