Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nuk ka një përgjigje të gatshme për pyetjen sesa mund të kushtojë një ?sherr? në rrugë, që pasohet me një rrahje barbare në rrugë. Ka një sërë detajesh tek dhembja e mishit dhe shkelja e shpirtit që është e pamundur të llogariten me ftohtësinë e shifrave.
Por duke nisur nga një ?skedë teknike?, mund të thuhet se rrahja e një biznesmeni ka kushtuar gati gjysëm miliard dollarë ndërtim i munguar. Nja 1200 vende pune më pak.
Një hotel, një aquapark për fëmijët, një zonë e tërë e urbanizuar, infrastrukturë e re dhe e përmirësuar dhe një pasaportë më shumë për turizmin shqiptar, të gjitha këto janë pjesë e strukturës së çmimit që i duhet paguar sherrit në rrugë. Premtimet në letër dhe aventura në terren e nisur nga kompania Omnix Albania që prej gati tetë vjetësh më parë, në mandatin e parë të një qeverie, u mbyllën në fund të mandatit të parë të një qeverie tjetër që kërkon me ngulm të mos ngjajë askënd me paraardhësen e saj.
Nuk ka pikën e vlerës tentativa për të gjetur fajtorë në këtë histori. Pësimet bëhen mësime vetëm në proverba dhe nesër nuk është se ka shumë gjasë që të ndryshojnë rrethanat. Fajtorë nuk janë madje as ata tre apo katër vetë që zbritën nga një makinë me targa falso dhe masakruan me shkop beisbolli biznesmenin e huaj, administrator i kompanisë për ndërtimin në Shqipëri.
Fakti që një gjë e tillë ka ndodhur në mënyrën më barbare të mundshme në sy të vajzës së mitur të viktimës, edhe pse e bën ngjarjen nga këndvështrimi më minimal njerëzor, edhe më shtazarake, gjithashtu nuk mund ta bëjë atë më të rëndë sesa është. Një tjetër personazh i njohur, në një histori të ngjashme konflikti për tokën në bregdet, gjykatësi Konomi, është hedhur në erë dhe djegur i gjallë në makinën e tij, në mes të Vlorës, dëshmon se e keqja e individit nuk ka kurrë fund.
Përpara, pas apo dhe përballë çdo lloj të keqeje, mund të vihet një tjetër e tillë, edhe më sterrë se e para, edhe më e rëndë se e para, edhe më e dhembshme se e para. Ndaj për këtë arsye, e liga nuk ka kurrë konkurrencë dhe varësisht prej saj, sado cinike mund të ngjajë, biznesmeni i rrahur duhet të jetë i kënaqur; mund të kishte shkuar edhe shumë më keq për të dhe familjarët e tij.
Arrestimi dhe ndëshkimi ligjor i autorëve të krimit ndaj biznesmenit të huaj mund të sjellin një ?kompesim? për të drejtën që vihet në vend, mund t?i hapin krahun Perëndisë që thonë se nuk le hak pa marrë e borxh pa larë, por edhe kjo nuk shkakton barazim për një sërë dramash që përjetojnë të gjithë personazhet e përfshira në këtë histori apo që do të mund të përfshiheshin në një histori suksesi e dështimi të mundshëm të resortit në bregdet.
Nuk do të ngushëllonte askënd as kryqëzimi me faj apo pa faj i gjykatëses që dha një vendim për çështjen e pronësisë në tokën ku do të ndërtohej resorti sepse kjo nuk do të ishte e drejtë sa kohë që nuk do të përmendej emër për emër edhe një armatë e tërë me nëpunës civilë dhe politikë që kanë kaluar nëpër duar premtimin në letër dhe kanë menduar sesi në një mënyrë apo një tjetër, gozhda që ata kishin në dorë për të vënë në lëvizje sistemin, të shpresonin se do të shndërrohej në para bakshishi.
Rrahja në mes të rrugës ndryshoi në fakt shumë fate njerëzore. Duke nisur që me ata që do të shërbenin aty si kamarierë apo si kopshtarë dhe nuk do të mbaronin me turistët me rroba banjoje e turistet topless apo dhe me fqinjët fermerë që do të shisnin aty qumështin e lopëve dhe domatet e tyre. Po ata fermerë të cilët për shkak të zhvillimit të zonës, do ta ndjenin veten gjithmonë e më shumë qytetarë në vendin e tyre dhe më të pasur me pronën që e kanë fituar duke bërë gardh edhe detin.
Në vend të gjitha këtyre, ajo rrahje solli një ikje. Kompania vendosi zyrtarisht që të ndërpresë çdo aktivitet në Shqipëri. Njëlloj siç kishte ndodhur vite më parë në Kakome, në jug të vendit. Kjo ikje mund të kishte ndodhur në çdo ditë të viteve që kompania erdhi të investojë në Shqipëri. Sepse të gjithë e rrahin pak nga pak shpresën për të jetuar më mirë ?me para turizmi? duke nisur me nervozimin në trafik e deri në trafikun e pabesueshëm të nervave në parlament, që shpesh shndërrohet në arenën e një sherri rruge të cilin e paguajnë të gjithë.
Investimi i munguar është vetëm një detaj në të tërën që kujton sesi njerëzit ju sulën pronës së përbashkët, e bënë gardh me tel me gjëmba; është kapitulli që dëshmon sesi bashkë me politikën e bënë bregdetin lesh arapi tek të cilat janë ngatërruar të gjithë. Pothuaj pakthim! Sherri në rrugë vetëm kujtoi se çmimi për t?ju paguar kaosit nuk mund të llogaritet më nga askush. Kaosit i detyrohet gjithkush, por nesër kaosi mund të detyrojë gjithkënd të kërcejë sipas ritmit të tij, por atëherë do të jetë vonë për ta rifutur në kornizë. Vonë është edhe sot, madje. (Javanews)
Ne nje koment te shkurter ne rrjetet sociale analisti Kastri...
Avokati Saimir Vishaj, kryetar i Shoqates te Avokateve Penal...
Nga Avokati Altin Goxhaj4 ARGUMENTA PER NJE HIPOTEZE SE HUMB...
Nga Shpëtim GjikaGjatë gjithe kesaj periudhe, per arsye nga ...
Si dikur, edhe pas 26 vitesh udhëheqësi perceptohet nga mili...
Avokatët e dy mjekëve të ndaluar dy ditë ditë me parë për vd...
Shumë shpejt pritet të përfundojë fideri 34 (Unaza e Madhe –...
Një zjarr i shpërthyer në një banesë në rrugën “Mine Peza” n...
Ajo që pritej ndodhi. Sot kompania “Omnix”, deklaroi se tër...
Policia e Durrësit hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokra...
Ka një arsye të fortë se pse Italia është një vend me dy rea...
Mazhoranca në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ka miratuar p...
Gerti Shella gazetar dhe nje nga aktivistet kryesore te shoq...
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore, bënë kapjen dh...
Ministria e Financave Arben Ahmetaj së bashku me Ambasadorin...
Rasti tragjik i humbjes së jetës së 35 vjeçares dhe foshnjës...
Seksioni për Krimet, në Berat filloi ditën e sotme procedimi...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...