Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Enkel Demi
Ai tha që nga Dibra do të nisë ndryshimi i madh apo i mirënjohuri revolucion demokratik. Në Dibër nuk ndërroi asgjë nga çka ai mendonte dhe përcillte, përkundrazi ngjau një humbje dramatike, në një zonë elektorale, e cila prej gati çerek shekulli zgjidhte veç djathtas.
Pikërisht nga kjo e dhënë është nisur Lulzim Basha, i cili vendosi ta kthejë Dibrën trampolinën për në Tiranë, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të vijës së tij politike.
U vendos vetë në Peshkopi, theksoi për herë të parë origjinën e tij dibrane dhe dha urdhër që grupi parlamentar të instalohej në Dibër. Kush nuk u bind për të shkuar u pa shtrëmbër. Opozita u paraqit në Dibër me formacionin e ri që do të mundë qeverinë pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme.
Partia Demokratike shpalli atje aleancën e re me Kreshnik Spahiun dhe Arian Galdinin dhe u soll më shumë se energjike në terren. Kishte të gjithë zarat e mirë për të fituar.
Shukrri Xhelili jo vetëm la pas një palë të linjëta me birë, por nuk kishte bërë kurrfarë punësimi mes socialistëve, veç familjes së tij dhe fisit në rang kushëri i parë, sepse tek i dyti jepeshin pare.
Qeveria nuk kishte harxhuar para në Dibër, kurse për Rrugën e Arbërit nuk lëvizi gishtin. Kandidati i opozitës la mandatin, sak karrierën në gjysëm dhe ishte më shumë se dinjitoz.
Ndaj Lulzim Basha mendoi se do të fitonte. Si ai menduan edhe aleatë të qeverisë që u tërhoqën nga fushata, madje edhe njerëz që formojnë opinion e organizojnë sondazhe.
Sot, Lulzim Basha (jo Sherefidin Shehu) ka humbur thellë, aq rëndë sa nuk mund të gjejë alibi tek blerja e votës, thesi i miellit apo dhuna. Ka humbur i mirënjohuri revolucion demokratik.
Ka humbur pa dyshim Sali Berisha, i cili bëri të pamundurën që Lulzim Basha të zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike duke thyer kutitë. Doktori ia dha partinë kanakarit të tij, por nuk besoj se ia dhuroi që ai ta çojë të tretën në zgjedhjet e afërme të përgjithshme, pasi gjasat janë të këtilla.
Tash, duhet sa më shpejtë që ky karagjoz të ikë nga drejtimi dhe t?i marrë dikush tjetër në dorë frenat e opozitës. Megjithëse dëmi është i madh, kryetari i ri duhet të ketë detyrë kryesore të rimbledhë partinë dhe ta sjellë në shifra humbëse dinjitoze, sepse vështirë duket të marrë pushtetin pas një viti.
Por e djathta, duket sheshit që ka nevojë për një rithemelim dhe për objektiva të rinj kohor, të cilët duhet të mbarsen, pasi të ketë një ringjallje ideologjike larg Kastriot Islamit dhe spiunëve të Sigurimit të Shtetit që janë bërë king maker.
Ka humbur antiçamizmi. Fushata cinike, në kufinjtë e racizmit, ku mori pjesë një llokmë e rëndësishme e qeverisë së majtë dhe mjaft formues të opinionit.
Fjala vjen, Eduard Zaloshnja që në një llogari matematike futi ndjenjën e antiçamizmit, i cili nuk e fshehu bezdinë ndaj PDIU-së. Por, shkencat ekzakte nuk kanë ndjenja, qofshin këto raciste, ndaj profesori gaboi, ashtu si Niko Lesi që kërkonte çamë në Dibër, si dikur, tek kërkonte grekë në Lezhë.
Ka humbur Edi Rama, i cili tani është i dënuar të përziejë ujërat e qeverisë që i janë kthyer në kënetë. Në Dibër i është riformatuar koalicioni. Deshi nuk deshi ka një optikë të re, të cilën duhet ta kapërdijë.
Duhet të shpikë një shtëpi të re për të qeverisur, ku banorët e vjetër nuk lëshojnë odat që kanë zënë prej kohësh. Por Dibra, ka përcaktuar se duhet një odë për një mysafir jo më aq të ri, i cili ka mbi një vit e gjysëm që fle në mesore.
Vazhdon procesi i numërimit të votave në Dibër për të shpall...
Vajza 12 vjeçare e abuzuar seksualisht prej 6 vitesh nga bas...
Deri tani janë numëruar 90 kuti votimi. Muharrem Rama me 145...
Nga numerimi ne KZAZ-ne 19 rezulton ne perparesi kandidati d...
Me një fjali, mesazh të shkurtër e të drejtpërdrejtë, kryemi...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkëpuni...
Deri tani janë numëruar 85 kuti votimi. Muharrem Rama me 140...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zy...
Ne fillim te fushates, per zgjedhjen e kryetarit te bashkise...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët muslimanë ...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hapur procedurat për të g...
Në një prononcim për mediat ministri i Mirëqenies Sociale Bl...
Deri tani janë numëruar 78 kuti votimi. Muharrem Rama me 134...
Nesër nisin regjistrimet për fituesit e raundit të parë për ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët mys...
ALUIZNI në Durrës ka shpërndarë çertifikatat e pronësisë për...
Deri tani janë numëruar 69 kuti votimi. Muharrem Rama me 124...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë...
Elvi FUNDOPartia Demokratike pas zgjedhjes së Lulzim Bashës,...
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së shprehet se një koa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...