web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi t'i shmanget arrestimit, vetëvritet shqiptari

20 Gusht 2016, 15:38, Aktualitet CNA

Tentoi të shmangë arrestimin, por vetëvritet aksidentalisht. Ngjarja ka ndodhur në Milano, ku policia italiane u vu në ndjekje të një shqiptari, i cili ishte pjesë e një grupi kriminal që vidhte automjete luksoze.

Shqiptari po udhëtonte me një automjet ?Audi A8? të vjedhur dhe në Peskiera të Milanos zbriti për të hipur në një tjetër ?Audi A6?, gjithashtu i vjedhur.

Në këtë çast, karabinierët dolën për ta arrestuar dhe shqiptari qëlloi ndaj tyre të paktën 2 herë.

Policia nuk iu kundërpërgjigj por vazhdoi në këmbë ndjekjen e tij, deri sa shqiptari u rrëzua dhe qëlloi aksidentalisht me armë veten në fytyrë dhe mbeti i vdekur në vend.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /citynews/





Lajmet e fundit nga