web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lamtumira e Biden/Dobësimi i influencës amerikane në Ballkan

20 Gusht 2016, 17:10, Aktualitet CNA

Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan me thirrjen për të avancuar pajtimin serbo-shqiptar. Veçanërisht në Kosovë ka rënë influenca amerikane, konstaton analisti Andreas Ernst: ?Në qendrën turistike të Beogradit Joseph Biden të martën bleu një palë opinga tradicionale serbe. Të mërkurën në Prishtinë ai uroi fituesen e parë kosovare të Olimpiadës, Majlinda Kelmendi. Ndërsa pasdite mori pjesë në ceremoninë në bazën amerikane Bondsteel me rastin e inagurimit të një rruge që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Nuk munguan pra gjestet simbolike gjatë vizitës së lamtumriës të zëvendës presidentit amerikan Biden. Por këto gjeste nuk mundën të fshehin, se SHBA-ja ka hequr dorë nga roli i saj vendimtar i viteve nëntëdhjetë në Ballkanin Perëndimor. Janë Berlini dhe Brukseli tani që e kanë marrë në dorë skeptrin. Por edhe përfytyrimi për një rajon të paqëtuar ende nuk është bërë realitet?.

Një pjesë e madhe e opinionit është pro-amerikane dhe e ka të qartë, që pa SHBA-në nuk do të ekzistonte shteti. Por miqësia nuk është më pa kushte. Apeli i Bidenit për krijimin e Asosacionit të komunave serbe hasi nëveshin e shurdhër të opozitës?.Ndryshe nga Serbia, ku në thelb nuk ka opozitë dhe alternativë ndaj Vuçqit, në Kosovë përkrahësit e procesit delikat të pajtimit qendrojnë dhe bien me udhëheqjen aktuale politike. Nëse opozita vjen në pushtet, procesi do të vieht në pikëpyetje. Këtë Bideni e di e megjithatë nuk mund të influencojë.?, shkruan gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”. /dw/





17:02 Aktualitet

Vive la France!

Franca vuan si gati asnjë shtet tjetër evropian nga terrori....

Lajmet e fundit nga