web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbsasan/Dy shtetas nga Struga arrestohen me 101.20 gram drogë

18 Gusht 2016, 09:50, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetat nga Struga për 101.20 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Gjatë ndalimit policia ka sekuestruar  101.20 gramë lëndë narkotike të dyshuar ?Kokainë?, vlera monetare, 6 telefona dhe 10 karta SIM, një sasi dinarësh Maqedonas, automjetin tip ?Jaguar? me targa  SU0158AC. Specialistët  e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Vlase Tanaskoski ,  35  vjeç  banues në  Strugë Maqedoni dhe Aleksandër   Trajkoski, 38 vjeç, banues në Strugë Maqedoni për ?Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim?.

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi  në aksin  rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së  Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim? parashikuar nga nenet 283/a  dhe  25  të Kodit Penal.  /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga