web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LDK, Gashi: Ka hapësirë dyshimi në demarkacion

18 Gusht 2016, 07:03, Aktualitet CNA

Arben Gashi, deputet i LDK-së ka deklaruar se Komisioni Shtetëror për Demarkacion nuk ka qenë serioz dhe nuk ka bërë hulumtim paraprak.

Sipas Koha.net ai ka thënë se ka hapësirë për dyshim në këtë proces. ?Ka hapësirë për dyshim se procesi nuk ka shkuar në rrugë të duhur, dyshimi i profesionistëve është i arsyeshëm?, ka thënë Gashi, teksa ka shtuar se debati i 3 gushtit ka qenë mjaft produktiv.

Ai thotë se do ta bëjë punën e deputetit dhe se deri tash ai shprehej se demarkacioni nuk është në rregull.

?Sipas asaj që kam parë deri tash, si rezultat i strategjisë ka një marrëveshje që mund të mos jetë në rregull?, ka shtuar Gashi. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga