web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I MARRË PËR SELFIJE…./Nga Mitro Çela

18 Gusht 2016, 07:47, Aktualitet CNA

Hapa internetin?Blla blla?Universiteti I Ohajos na paska bërë një eksperimentim. Ka nakatosur ca pyetje për të rinjtë që bëjnë selfije. Përfundimi. Kush bën selfie me shumicë është narsist ose psikopat. I marrë, thotë populli. Përsërita frazën e fundit. Diçka sikur më rrodhi nëpër tru. Edhe unë bëj shumë selfije. Bile me keq: I hedh në FB. Bile akoma më keq: numëroj lik-et. Mastrubohem kur më dalin me shumicë?Mos jam Imarrë? Pyeta Ezmerkën:
-Si të dukem sot?
-Si I shkarë!
Sakllam. Amerikanët kanë të drejtë. Nuk e kam kuptuar që jam me një drasë mangut. Po halli? Rrëmbeva telefonin. Vëllai im I vogël punon në Spitalin Nr 5. Marrëzinë poe mbaj sekret. Po e nuhati Filipi, vë tellallët nga kënaqësia:? E morët vesh? Mitroja ra në sevda me selfijet?Dhë është bërë çyryk! Por këtu e thamë këtu e lame: më mirë syri se nami??
-Alo?Simon! Kam një si rrjedhje në tru?Dua të më vizitojë Mentor Petrela?Me pushime?…Po Jera Kruja?…Mungon?Po Profesor Preza?…Ka nja 10 vjet që na ka lënë shëndenë?
Largova celularin nga veshi, pa e byllur?Vëllai, duke mendur se nuk dëgjoja, vazhdoi bisedën me gruan: ?Do kemi problem me Mitron?…E paska vënë poshtë pleqëria?!?
Lashë telefonin dhe mendja mori arratinë. Kujtova artikullin e Ymer Memisë:? Duke lexuar shkrimet e Mitros, arrij në përfjundimin si shket dhe rrois burri kur mbush 60 vjeç?!??Më paska pikasur që para 8 vjetësh?Disa ditë më parë takova Flamur Bërdëllimin. Kish botuar librin:? Jemi shtuar shumë, ne budallejtë.? Të kam edhe ty, mes personazhëve të tjerë. Tha Flamuri.
U shtriva në divan. Mbylla sytë. Dëgjova një bisedë më notë surealiste, mes Ezmerkës dhe djalit?Pse dremit?…Më duket si pak eksiq?…Nga I erdhi?…Po tu lëpihesh çupëlinave, kjo të gjet?!…Kush ja var Mitros?…Vuan më shumë plaku, kur nuk ja varin!…Po sikur të zërë dyshekun?…Mos! Na duhet rroga ?
Hapa sytë?Fjete?…Të të bëj një vezë?…Po unë çdo darkë e shtyj me kos!…Duhet të hash sepse të bën mirë. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Tha Ezmerka dhe vazhdojë: Po të bëj një kamomil?…Po pse? Unë fle si qingj? Kamomili të qetëson mendjen?E kuptova. Nisi trajtimi si I marrë. Gjë e bukur. Mbylla sytë. I hapa. Dëgjova Ezmerkën:
-Nesër merr makinën për në punë?
-Jam rehat me autobuzin e Top-it.
-Jooo? Autobuzi është rangallë. Ty të kemi VIP?Merre makinën. Po të bëj gati bukën për nesër: sallam, djathë, vezë dhe ca fruta?Po pse këto harxhe?Unë e kam shtyrë për bukur me dy byrekë nga 200 lekë secili?Jo dhe Jo?
?Nuk qënka edhe kaq e keqe marrëzia?Në trajtimin e Ezmerkës, de!





Lajmet e fundit nga