web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i FMN/Shqipëria e treta nga fundi për mbledhjen e taksave

17 Gusht 2016, 16:10, Aktualitet CNA

Shqipëria renditet e treta ndër vendet e Europës për mbledhjen më të ulët të taksave. Kjo të paktën sipas raportit të FMN-së, në të cilin përfshihen 44 shteteve europiane, përfshirë edhe ato të BE-së dhe rajonit. Sias raportit, Shqipëria është i treti përsa i përket përqindjes që ka mbledhja e taksave në raport me produktin e brendshëm bruto.

Shqipëria vjen në listë pas Kosovës, dhe San Marinos. Niveli i taksave që futen në buxhet për vendin tonë është 25.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa për Kosovën 25% dhe San Marino 21%.

Por në dallim nga këto vende,  niveli i borxhit publik të të cilave është mjaft i ulët, përkatësisht 17 dhe 18%, Shqipëria e ka atë 72% të PBB-së.

Mesatarja e Europës për nivelin e mbledhjes së të ardhurave është 40.4% e prodhimit kombëtar, në këtë aspekt vendi ynë është shumë mbrapa Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Shqipëria gjithashtu ka një tjetër vlerësim negative, përsa i takon shpenzimeve më të ulëta për dy aspektet sociale më të ndjeshme: shëndetësinë dhe arsimin. Buxheti i shtetit shqiptar shpenzon për shëndetësinë 2.8% të prodhimit kombëtar, më ulët edhe se çdo vend tjetër, në një kohë që mesatarja e rajonit është 6%.

Shteti që financon më shumë këtë shëndetësinë është Suedia, ndërkohë që Moldavia, i cili klasifikohet nga Fondi si një vend me zhvillimin më të ulët ekonomik jep 5.6% të prodhimit kombëtar.

 





Lajmet e fundit nga