Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, i drejtohet me një letër përfaqësuesit të shtetit Italian në Tiranë
Nisur nga të dhënat dramatike të përhapjes së drogës, kultivimit e trafikimit të saj në gjithë territorin e vendit, dhe sidomos nga informacionet se ky fenomen menaxhohet nga drejtuesit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka, i ka dërguar një letër ambasadorit Italian në Shqipëri, z. Cutillo, ku i kërkon që komisioni i sigurisë të vihet në dijeni të raportit te monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa.
Z.Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën ti fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri, dhe është në interesin më të lartë publik, dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të dhënave të përftuara nga ky monitorim.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë iu drejtua ambasadorit Italian me një kërkesë me 19 prill të këtij viti, për të kryer sa më shpejt fotografimin dhe filmimin e parcelave me drogë nga ajri me anë të avionëve të Guardia di Financa, sipas marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare të vitit 2011.
Bashkëngjitur, letra e z.Noka drejtuar ambasadorit italian në Tiranë.
I nderuar Shkëlqesia Juaj Ambasador Cutillo,
Më lejoni edhe një herë t?ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vijueshëm që Italia i ka dhënë vendit tonë, e në veçanti Policisë së Shtetit, dhe të shpreh vlerësimin për rolin tuaj në vijimin e këtij bashkëpunimi.
Krahas shqetësimit të thellë për rëndimin e situatës së rendit dhe sigurisë, siç dhe ju kemi vënë në dijeni nëpërmjet komunikimeve të mëparshme, vazhdojmë të ndjekim precipitimin dramatik të situatës së kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Të dhënat e raportit të BE-së për drogat, përgatitur nga EUROPOL, në lidhje me situatën dramatike të kultivimit masiv dhe trafikimit të bimëve narkotike në vendin tonë, që rendisin Shqipërinë si vendin kryesor në kultivimin dhe trafikimin e cannabis-sativa drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Italisë, konfirmohen plotësisht nga informacionet tona nga terreni.
Invesitigimet mediatike kryesisht të ditëve të fundit, raportimet e qytetarëve dhe hulumtimet që PD ka bërë në terren, tregojnë qartë se kultivimi i cannabis-sativa tashmë ka mbuluar thuajse gjithë territorin e vendit tonë, duke pesëfishuar sipërfaqet ne raport me një vit me parë. Të dhëna konkrete nga brenda radhëve të policisë konfirmojnë se ky aktivitet kriminal ka mbështetje nga segmente të larta të Policisë së Shtetit, dhe nga drejtimi i lartë politik i Ministrisë së Brendshme. Në shumicën dërrmuese të rasteve parcelat ruhen nga individë të armatosur ose nga punonjës policie të besuar të drejtuesve të policisë.
Sikundër jemi në dijeni, në bazë të marrëveshjes nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2011 për monitorimin nga ajri për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, avionët e Guardia di Financës kanë kryer monitorimin dhe fotografimin e terrenit. Në kushtet e lartpërmendura duke marrë në konsiderate edhe faktin që nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverise ka përpjekje të dukshme për të fshehur të informacionet e disponuara, ju kërkojmë ju që të na mundësoni këto të dhënat dhe imazhet e përftuara nga ky monitorim.
Flamur Noka
Zv.Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Kuvendi i Shqipërisë
Në një deklaratë për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit kreu...
Kandidatura e Partisë Demokratike për kreun e bashkisë Dibër...
PDIU ose e quajtur ndryshe partia e “camëve” , duket se nuk ...
Jorgo Zani 30 vjeçar, arrestohet në flagrancë në Palasë të V...
Kryetari i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama...
Zonat më problematike për mbjelljen e drogës në Shqipëri kan...
Fatos Lubonja e konsideron një krim shkatërrimin e ish-stadi...
Paraditen e së hënës, shtatë persona të armatosur sulmuan re...
Nga Gjergji KojaFushata për Kryebashkiakun e ri të Peshkopis...
Qarku i Korçës nuk i ka shpëtuar “sëmundjes” së mbjelljes me...
Suksesi i të gjithë territorit në mbjelljen e hashashit vjen...
Disa nga efektet pozitive të këtij vendimi:Vendos pozita të ...
Ministria e Shëndetësisë ka dështuar totalisht në furnizimin...
Një raport i shërbimeve sekrete të inteligjencës italiane dh...
Pasi Karloqi kishte ardhur në Shqipëri, në kohën e Berishës ...
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Tepelenë rreth orës 2.00...
Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Kështu është shprehur ...
Operacione të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë së kul...
Parcelat e shumta me hashash të shtrira në të gjithë vendin ...
Shteti në këmbë në mbrojtje të plantacioneve të mbjella me d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...