web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlorë: Kapet në port i shpalluri në kërkim për dhunë në familje

16 Gusht 2016, 12:15, Aktualitet CNA

Policia Kufitare ka kapur një person në kërkim për “Dhunë në familje” në Portin e Vlorës.

Kështu është arrestuar në flagrancë shtetasi Mentor Ziso, 34 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u krye mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, për arsye se pasi është kthyer nga Italia nëpërmjet tragetit “European Voyager”, gjatë procedurave të kontrollit për verifikimin e gjeneraliteteve të tij në sistemin TIMS, ka rezultuar person i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”, vepër penale për të cilën është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga