web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Një tjetër automjet nxirret nga liqeni i Shkopetit, nisin hetimet

14 Gusht 2016, 15:21, Aktualitet CNA

Policia e Matit ka nxjerrë një tjetër automjet nga liqeni i Shkopetit. Automjeti tip Reno Skrin, tip i ri pa targa me ngjyrë të zezë, është gjetur rreth 60 metra më lart vendit ku në muajin Korrik u nxorrën tre automjete nga polumbarët e Reneas

Nga kqyrja paraprake e automjetit  rezultoi se në brendësi të automjetit nuk kishte njeri si dhe  dyshohet se ky automjet është hedhur në Liqen brenda harkut kohor 3 – 4 mujor.

Gjithashtu  po nga kqyrja paraprake e automjetit nuk është konstatuar  ndonjë send i kundraligjshëm.

Automjeti është nxjerrë në rrugë dhe do transportohet në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.

/citynews/





Lajmet e fundit nga