Ushqimi për turistët në Shkodër, AKU bllokon 58 biznese
Dhjetëra restorante dhe bare në zonat turistike Shkodër shke...
Nga selia e Partisë Socialiste sot ka dalë një tjetër deklaratë me mllef, gjuhë të ulët dhe kërcënime drejtuar një vendimi të gjykatës administrative që nuk e zgjidhi në favor të saj çshtjen e garës të parakohëshme elektorale në Dibër. Po të shikohet me kujdes deklarata është për të ardhur keq. Aty përdoren terma si ?gjykimi mjerë? dhe tundet kërbaçi i ventingut, duke evokuar kohërat më të zymta kur Sali Berisha i vërsulej me të njëjtat mjete organeve të drejtësisë që nuk i shkonin për shtat (lexo deklaraten poshte Lapsi.al).
Po pyetja është përse socialistët ranë kaq shpejt në sindromat e berishizmit? Pse ata po i vërsulen në mënyrë kaq të dhunshme gjyqësorit? Pse ata gjithnjë e më shumë po konfrontohen me çdo kundër pushtet që nuk i shërben atyre?
Këto pyetje bëhen edhe më të forta kur rastet e dhunës verbale dhe politike po shtohen.
Erion Veliaj, bashkia e Tiranës dhe një pjesë e mirë e deputetëve ndërtues të kryeqytetit, pavarësisht se në thelb për një çështje të drejtë, shkaktuan një skandal me demostrimet përpara gjykatës.
Sajmir Tahiri dhe Edi Rama kaluan çdo kufi të imagjinueshëm kur iu vërsulën me gojën e tyre dhe me gjithë korin e mediave që i ushqejnë një gjykatësi që mori vendim për aferën skadaloze të përgjimeve.
Tani sërish e njëjta histori dhe e njëjta gjuhë.
Dhe pyetja që të vjen dhe rivjen në mend është: Përse???
Një version i kësaj lufte të paparë me gjykatësit mund të shpjegohet me humbjen e qetësisë dhe pasigurinë e pushtetit. Historia e afërt na ka treguar se sa herë e sheh veten të kapur në krim, sa herë e ndjen se po i rëshket toka nën këmbë, sa herë e nuhat që mjedisi po bëhet armiqësor, një qeverisje mëton ta mbysë tutjen e saj me arrogancë, mungesën e argumentave me dhunë, arsyen me kërcënime.
Ndoshta ky është rasti i nervozizmit që po tregon shumica socialiste me gjyqësorin.
Sepse kjo betejë është iracionale dhe e pavend. Kur parlamenti sapo ka miratuar reformën në drejtësi, kur parashihet të bëhet një qilizëm i thellë në të gjitha nivelet e gjykatave të vendit, retorika politike nuk ka kuptim.
Por, frika më e madhe është se kjo retorikë po fillon të shpeshtohet pikërisht për qëllime elektorale dhe politike. Dhe ky është gjithëashtu një tjetër version i mundshëm i humbjes së arsyes në betejën me gjyqësorin.
Nga njëra anë Edi Rama dhe PS-ja e dinë se po e mbyllin mandatin me një bilanc katastrofal. Ata janë të ndërgjegjshëm se kanë dështuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, në zvoglimin e papunësisë, në shtimin e investimeve, në sjelljen e kompanive të mëdha në vend.
Ata e dinë gjithëashtu se përpos keq qeverisjes janë gryer nga skandalet e vjedhjeve galopante përmes tenderave dhe koncesioneve, janë telendisur nga krimi që po godet përditë, janë qesharakëzuar nga Meta që po i bën lolo në sytë e gjithë shqiptarëve.
Ata i dinë të gjitha këto dhe prandaj po shpikin një armik imagjinar. Gjykatësit që po punojnë për llogari të PD-së dhe kundër tyre.
Në fakt, si armike, trupa e gjykatësve nuk është zgjedhur keq. Për çerekshekulli me radhë ata nuk kanë bërë drejtësi në këtë vend. Perceptimi popullor është se sot në ka më shumë vrasës të lirë, më shumë prona të vjedhura, më shumë pasuri të grabitura për shkak të një gjyqësori të korruptuar.
Dhe nuk është çudi që strategët e Ramës ta kenë yshtur atë në drejtim të kësaj beteje të shpikur. Të kenë caktuar armikun imagjinar për tu mundur.
Kështu pas një viti, Rama do të dali në fushatë jo duke u krenuar se u dha shqiptarëve më shumë punë, mirqenie dhe siguri, por duke ju treguar reformën në drejtësi, si gijotinën që do të presë kokat e armiqve në gjyqësor.
Ndoshta me këtë llogari perverse duhet shpjeguar beteja e çartur dhe e pavlerë me gjykatat: si një llogari e ulët elektorale dhe jo si një betejë reale lidhur me datën e zgjedhjeve në Dibër. (Lapsi.al)
Dhjetëra restorante dhe bare në zonat turistike Shkodër shke...
Pamundësia që të sigurohen votat për ratifikimin e ligjit pë...
Gazeta e Koço Kokëdhimës ka replikuar me deputetin Erjon Bra...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi,...
Majlinda Kelmendi merr vlerësime maksimale si xhudiste elit...
Deputeti socialist Erjon Braçe paralajmëron publikimin e një...
Qeveria pritet të ketë lëvizje të forta në shtator dhe vetë ...
Më kujtohet kjo ofshamë e dalë nga shpirti i një kolegu gaze...
Dy gjuetarë polakë thesaresh po planifikojnë t’u japin fund ...
Është një fenomen tepër i rrallë, i habitshëm dhe i bukur në...
Ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën parlamentare ...
Policia shqiptare bllokoi të mërkurën 26 refugjatë afganë që...
Agron PREBIBAJLufta e Metës ndaj politikanëve e veçmas ndaj ...
Një tjetër grabitje me armë ka ndodhur gjatë orëve të natës ...
...
Edi Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa shfa...
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka zgjedhur të jetë mes...
Edhe pse është kapluar nga një prej thatësirave më të këqija...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i Kuvend...
Kjo video e postuar në internet, që tregon momentin kur një ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...