Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ilir Kulla analisti dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, në një intervistë ekskluzive për Citynews.al, ka folur në lidhje me përplasjet politike të muajve të fundit PS-LSI dhe aktualitetin politik 9 muaj përpara zgjedhjeve. Ai komenton zgjedhjet e parakohëshme, për të cilat thekson se nuk kanë gjasa të ndodhin, por flet edhe për qeverinë ?e mundshme? teknike. Kulla flet për konfliktin në qeveri qetësinë e munguar dhe dashurinë e harruar të dy liderave politikë të së majtës. Në fund Ilir Kulla sqaron edhe qëndrimin e tij në lidhje me shpalljen e tij si Gylenist, pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
Përplasjet PS-LSI, si e parashikoni shtatorin politik?
Është normale që dy parti në koalicion, nëntë muaj para zgjedhjeve të jenë në nervozizëm, pasi zgjedhjet po afrohen. Janë shumë çështjet që i shqetësojnë, nga 7 ligjet e posaçme të reformës në drejtësi, tek koncesionet, reforma zgjedhore, gjendja ekonomike, gjendja e rendit publik etj etj. Këto çështje nuk zgjidhen duke qëndruar statikë, por duke i ndryshuar gjërat. Kësaj klime, si qershia mbi tortë i shtohet edhe 11 shtatori i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Dibër, ku situata nuk është aspak e mirë për koalicionin e majtë dhe ku PD rrezikon të fitojë e vetme përballë gjithë të tjerëve. Kështu që shtatori do
të jetë interesant, shumë interesant
Zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike, cila është zgjidhja?
Zgjedhjet e parakohshme janë një opsion, por i fundit të cilin unë nuk e besoj, jo të paktën në këtë fazë. Reforma për drejtësi e tregoi se dy partitë e mëdha kanë frikë nga zgjedhjet e parakohshme dhe nuk i dëshirojnë ato. Qeveri teknike do të ketë vetëm në rast se kryeministri vendos të qëndrojë stoik përballë kërkesës për ndryshim ministrash dhe frymë në qeverisje. Atëherë besoj se hapet ky opsion për t?i dhënë vendit një qeveri, që do ta çonte drejt zgjedhjeve të mirëpranuara nga të gjithë. Por unë besoj se Rama nuk është nga ata që do ta shkatërrojë shtëpinë e vet dhe në fund do të jetë konstruktiv.
Beteja Rama-Meta nuk po ndalet dhe LSI sulmon ministrat e qeverisë. Pse ky konflik i vazhdueshëm në qeveri?
Betaja Rama-Meta është më shumë bashkëqeverisje dhe bashkejetesë problematike, sesa një betejë e mirëfilltë. Natyrisht rrezikon të kthehet e tillë. Kjo lidhet me faktin se kur shpallën aleancën më 1 prill të 2013 nuk kishin diskutuar për platformë të përbashkët, por për bashkim për të çuar Berishën në shtëpi. Sot Berisha nuk është më problemi, sot ata shohin problem njeri-tjetrin dhe kjo është arsyeja e vërtetë e kësaj lufte. Meta do të jetë kryeministri i ardhshëm. Rama e ka të qartë këtë gjë dhe ai po mundohet të shohë të ardhmen e vet dhe ta mendojë seriozisht atë. Kjo gjë do të çonte, o Metën lider opozite, ose Metën kryeministër në të dy rastet. Rama nuk është komod, sepse nuk do të qëndrojë në këmbë kjo maxhorancë. Megjithatë do t?ia lëmë kohës.
U shpallët në listën e gylenistëve, cili është reagimi?
Më besoni unë jam ndier shumë i surprizuar nga e ashtuquajtura Listë Gyleniste. Po shfrytëzoj edhe një herë rastin ta sqaroj këtë çështje. Unë as nuk kam patur dhe as nuk kam dhe as besoj se do të kem ndonjëhere lidhje me të ashtuquajturën lëvizje Gyleniste.
As nuk kam marrë ndonjëherë financime nga kjo lëvizje as kam kërkuar ndonjë nder, apo ndonjë favor nga ata kurrë dhe për këtë sfidoj publikisht këdo në çdo kohë. Përkundrazi unë kam patur shumë respekt dhe e kam parë me admirim figurën e Erdoganit deri në vitin 2012-2013. E kam vlerësuar për reformat e thella në vendin e vet, për ndryshimet e jashtëzakonshme të Turqisë dhe fuqizimin e saj. Gjithashtu, unë kam filluar të kem rezerva për Erdoganin për dy çështje për luftën në Siri dhe rolin e Turqisë, atje duke konsideruar këtu se është e pamundur që mijëra muxhahedinë nga e gjithe bota të kalojnë kufirin dhe të krijojnë ISIS dhe qeveria turke të mos e dijë. Gjithashtu edhe çështja e laicizmit e shtetit turk, nuk mund të jem entuziast që Turqia rrezikon të mos mbetet më shtet laik.
Pavarësisht kësaj unë këto opinione nuk i kam artikuluar shpesh. Këtu vjen edhe arsyeja e futjes së emrit tim tek të ashtuquajturit Gylenistë, në dy intervista të miat tek Gazeta Zaman, vjet në variantin anglisht të saj. Për çështjen e grushtit të shtetit unë kam qenë kundër grushtit të shtetit, natyrisht, por në të njëjtën kohë nuk.mund të shoh pa sy kritik persekutimin e mijëra njerëzve se gjoja janë të gjithë të përfshirë në grushtin e shtetit.
Unë mendoj se Grushti i Shtetit nuk ka fare lidhje me Gylenin, por me thyerjen e marrëdhenieve Turqi-Siri-Arabi-Saudite-Rusi-SHBA. Me këtë lidhet edhe largimi.i Davutoglusë. Arsyeja është tradhëtia që Erdogani po i bën partnereve të tij të vendeve të gjirit në raport me gazsjellësin Iran-Irak-Siri-Turqi-Greqi-Shqipëri-Itali. Siç e shikoni, jo rastësisht përfshihet edhe Shqipëria në këtë hartë. Ky gazsjellës, jo vetëm që e blindon fuqinë e Rusisë në raport me EU-në dhe e dobëson SHBA-në, por njëherësh do të nxjerrë jashtë loje edhe TAP-in aktual. Ku hyn Gyleni këtu? Gyleni është një sekt asgjë më shumë, u rrit dhe u forcua me Erdoganin dhe ai sot po shfrytëzon rastin të pastrojë gylenistët, jo se i ka frikë, po se është momenti më i mirë për të. Nejse të kritikosh sot Erdoganin aleat të Putinit, jo domosdoshmërisht të bën me Gylenin, apo FETO. Unë nuk i ndryshoj pikëpamjet e mia sa herë që ndryshon Erdogani aleatët e tij për interesat e veta. Ju faleminderit!/ Intervistoi: Elvi FUNDO/Citynews.al
Pas ditë pas vdekjes së 17-vjecarit, Ardit Gjoklaj në landfi...
Ashtu sic kishte paralajmëruar një ditë më parë, Partia Demo...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e një tjetër ...
Sulmet ndaj ndërtesave të institucioneve më të larta shtetër...
Një grabitje banesë është shënuar në Durrës. Megjithatë, pol...
Reforma në drejtësi nis me ngërçe, bllokohet Këshilli i Emër...
Politikanë, gjyqtarë e zyrtarë të korruptuar do të jenë në s...
Kryetari i Partisë Republikanë Fatmir Mediu në një deklaratë...
Gjendet i vdekur me plumb në kokë një i ri në Vlorë. Sipas t...
Policia e Lezhës ka zbardhur detaje të reja lidhur me grabit...
Pas disa denoncimesh nga Partia Demokratike dhe protestash t...
Sekretari i burimeve njerëzore është goxha burrë, 50 vjeç, i...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson të padrejtë qe...
Miliarderi dhe kandidati për president Donal Trump vijon të ...
Policia e Elbasanit ndaloi një 49-vjecar, pasi ishte denoncu...
Gjendet i vdekur me plumb në kokë një 24 vjecar në Vlorë. Si...
Nga selia e Partisë Socialiste sot ka dalë një tjetër deklar...
Dhjetëra restorante dhe bare në zonat turistike Shkodër shke...
Pamundësia që të sigurohen votat për ratifikimin e ligjit pë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...