web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mat, sherri në familje çon policinë në shtëpi, i gjejnë kallashnikov pa leje

10 Gusht 2016, 08:33, Aktualitet CNA

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet nga policia e Matit. Në shtëpinë e Bilal Bushit, 64 vjeç, banues në Dukagjin në Burrel forcat e rendit gjatë një kontrolli i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri  kallashnikov model -56 të dhe 30 fishekë. Kontrolli i banesës u zhvillua pasi policia  mori një telefonatë se në banesën e 64-vjecarit kishte një konflikt familjar.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.





Lajmet e fundit nga