web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në Himarë/Prokuroria zbardh arrestimin e Flamur Kucit! Nën hetim edhe policë kufitarë

5 Gusht 2016, 15:11, Aktualitet CNA

Prokuroria jep dejate lidhur me arrestimin e biznesmenit, Flamur Kuci, i dyshuari kryesor për aksidentimin e turistit rus në Himarë.

Prokuroria thotë se me ?datën 03.08.2016 ora 21.00 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Flamur Kuci, pasi dyshohet se me daten 03.08.2016 rreth ores 11.30 ne vendin e quajtur Livadh bashkia Himare ne det disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf ka aksidentuar ne det shtetasin e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973 banues ne Shen Peterburg Rusi,i cili ka gjetur vdekjen për shkak te plagëve te marra?.

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues ne Himare se bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzen, prej rreth 15-ditesh.

?Ata frekuentonin plazhe te ndryshme ne zonat përreth Himares. Me date 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin ne vendin e quajtur Livadh dhe rreth ores 11:15 kane vendosur te largohen nga plazhi ne fjale. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyre ne det te notoje ndersa bashkëshortja e tij me vajzën jane nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit?.

Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Në datën 03.08.2016 ora 21.00 është bërë arrestimi në flagrance i shtetasit Flamur Kuçi, pasi dyshohet se me datën 03.08.2016, rreth orës 11.30 në vendin e quajtur Livadh, Bashkia Himarë, në det, disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf, ka aksidentuar në det shtetasin e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973, banues në Shën Petërburg Rusi, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra.

Nga hetimet ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues në Himarë sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën, prej rreth 15 ? ditësh. Ata frekuentonin plazhe të ndryshme në zonat përreth Himarës. Më datë 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin në vendin e quajtur Livadh dhe rreth orës 11:15 kanë vendosur të largohen nga plazhi në fjalë. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyrë në det të notojë ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur me këmbë për në shtëpinë e tyre të pushimit. Ky moment ka qenë edhe kontakti i fundit i familjarëve të tij me të ndjerin deri sa janë njoftuar nga shoqëruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej në Spitalin e Vlorës.

Me mbërritjen e viktimës në Spitalin e Himarës, është bërë këqyrja fizike e jashtme e trupit ku janë konstatuar plage si ato prerëse në pjesën e shpinës dhe pjesët anësore të trupit, si dhe dëmtime të llojeve të tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas kësaj viktima është transportuar për në morgun e spitalit rajonal Vlorë dhe më pas për në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Gjithashtu ka rezultuar se personi që ka qenë i pari qe ka konstatuar ngjarjen dhe transportuar viktimën ne Spitalin e Himares është shtetasi Fatmir Kuçi me mjetin e tij lundrues motoskaf. Ne pohimet e para ky shtetas ka treguar se ndodhej prej disa ditësh për pushime ne Himarë se bashku me familjen dhe kishte dale për xhiro me  skafin e tij qe është edhe mjeti me te cilin dyshohet se ka aksidentuar viktimën ne det, duke mohuar faktin qe te jete ai personi qe e aksidentoi dhe duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det ne atë gjendje. Ai gjithashtu ka pohuar se pranë tij ne ato momente ka patur edhe mjete te tjera lundruese dhe pas tij ka qene edhe një mjet gomone  te cilit i ka  bëre me shenje  dhe personi qe e drejtonte gomonen ka qëndruar paralel me skafin dhe  një person nga bordi i gomones është hedhur ne det bashke me shtetasin Fatmir Kuçi, duke e hipur ne  skafin e këtij te fundit dhe janë nisur ne drejtim te bregu te detit.

Janë këqyrur mjetet lundruese te ujit ne pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi motorrskaf dhe motor uji (xhetski) ku ne kuvertën e skafit, ndërmjet sediljes dhe motorëve te mjetit lundrues, është konstatuar një kasete, ne këndin e sipër te krahut te djathte te se cilës, janë konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur. Serish ne kuvertën e skafit, ndërmjet motorit te majte dhe kasetës se mësipërme, janë konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat janë marre ne cilësinë e proves për ekzaminime te mëtejshme.

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuçi ka sqaruar se ato jane lënë ne momentin qe ka gjetur te dëmtuar viktimën dhe e ka hipur ne bordin e skafit te tij për ta çuar drejt bregut dhe per ti dhëne ndihmën mjekësore.

Mjetet lundrues motorr skaf me gjatesi 11.7 m me ngjyre te bardhe dhe një motorr deti  me ngjyre jeshile  dhe blu  me mbishkrimin ?Jamaha? ne  pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi, se bashku me dokumentacionin e tyre jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe keto mjete jane lene ne ruajtje punonjësve te Policise te Pikes se Kalimit Kufitar  Himare.

Ne deklarimet me rendesi per rrethanat e ngjarjes  kane rezultuar deklarimet e shtetasve V.K , J.K. dhe M.M. ku eshte vërtetuar fakti se djali i mitur i te dyshuarit i ka shkuar pas motorrskafit me motorrin e ujit dhe ka konstatuar te atin e tij i cili hipte ne motorrskaf nje person te demtuar. Ne kete moment i dyshuari i ka thene djalit te tij te dilte ne breg dhe te njoftonte ambulancen.

Ne deklarimin e tij shtetasi Joni Kuci ne prani te nënës se tij ka pohuar faktin se e ka ndjekur te atin ne det pa dijenin e tij dhe e ka pare motorrskafin te ndaluar ne mes te detit dhe ka pare qe i ati i tij i jepte ndihmën nje personi te  gjakosur.

Gjithashtu eshte këqyrur dhe janë marre nje kopje e librave dhe regjistrave qe administroheshin nga punonjësit e policisë se P.K.K.Himare. Ne lidhje mbi kete ngjarje janë pyetur edhe punonjesit e policisë kufitare ne lidhje me ngjarjen , mbi menyren si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur.

Po keshtu nga verifikimet e kryera deri ne kete faze te hetimeve, rezulton se mjetet lundruese, skafi eshte i regjistruar ne emer te personit nen hetim Fatmir Kuci dhe ky mjet lundrues eshte me flamur nga shteti i Maltes. Po keshtu rezulton se personi nen hetim Fatmir Kuci, eshte i pajisur me leje drejtimi per mjete lundruese me peshe totale deri ne 10 ton (e vlefshme edhe per mjetin me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti, i cili ka peshe totale deri ne 6.8 ton), por nuk ka qene i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente, per mjetin lundrues me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti.

Njekohesisht ne vazhden e kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje, jane kryer veprime duke u pyetur si persona nen hetim te dyshuar per vepren penale te ?Shperdorim detyre? parashikuar nga neni 248, edhe punonjesit e policise kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Himare.

Për sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të ?  Vrasja nga pakujdesia ? dhe ? Shpërdorim detyre?  parashikuar nga neni 85 dhe 248   i Kodit Penal.

/citynews/





Lajmet e fundit nga