web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anton Kokaj zgjidhet kryetar i PD në Malësinë e Madhe/Ristani: Rama-Meta, kundërshtarët tanë

5 Gusht 2016, 14:51, Aktualitet CNA

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, Edi Rama dhe Ilir Meta janë kundërshtarët politikë të Partisë Demokratike dhe ne s?mund ti lejojmë që të drejtojnë vendin.

Ristani ishte i pranishëm në Konferencën Zgjedhore të degës së PD-së në Malësinë e Madhe, ku kryetar u zgjodh Anton Kokaj.

Ristani ka vlerësuar rolin e luajtur të LSI- së dhe kreut të saj Ilir Meta për miratimin e reformës në drejtësi, por ka shtuar se si Rama ashtu edhe Meta mbeten kundërshtarë politikë të PD-së.

Sipas Ristanit beteja e radhës madhore e Partisë Demokratike pas dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi është garantimi i një proçesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Kreu i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Anton Kokaj, ka ftuar banorët e Malësisë së Madhe që të bashkëpunojnë sëbashku për largimin e së keqes që po mban peng Malësinë e Madhe, prej 3 vitesh nga qeverisja e majtë.

Në konferencën zgjedhore për postin e kryetarit të Partisë Demokratike kandiduan Anton Kokaj, Mimoza Rexhvelaj dhe Nikoll Gjinaj. /citynews/





Lajmet e fundit nga