web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditet me thikë dhe i merren 700 euro

31 Korrik 2016, 15:55, Aktualitet CNA

Një 31 vjeçar u plagos me thikë dhe më pas u grabit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës, kur shtetasi L.P, u godit me thikë dhe më pas i janë vjedhur 700 euro.

I riu është goditur me thikë në bark nga një person ende i pa identifikuar.

“Plagoset dhe grabitet një shtetas në Sarandë. Ngjarja në orët e para të mengjesit. Në spital është paraqitur i goditur me thikë shtetasi L.P, 31-vjec.

Ai është qëlluar me thikë në bark nga një person i paidentifikuar në një hotel në lagjen nr.1 të Sarandes, i cili pasi e ka goditur i ka marrë 700 euro”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.





Lajmet e fundit nga