Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prishja mes presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe predikuesit Fetullah Gylen ka shumë shkaqe, si politike ashtu edhe ideologjike. Politologu Caner Aver përpiqet të shpjegojë sfondin e armiqësisë që po ndan Turqinë.
Lufta e dy aleatëve të dikurshëm
DW: Zoti Aver, presidenti turk Erdogan fajëson ish-aleatin e tij, Fetullah Gylen për organizim të puçit ushtarak. Ku bazohen diferencat mes tyre?
Caner Aver: Gylen është predikues, imam dhe ndjek linjën e predikuesit Saidi Nursi, me origjinë nga Kurdistani që ka predikuar në vitet 1910, 1920. Erdogan i përket lëvizjes Milli Görüs, që u themelua në vitet 70-të nga Erbakan, dhe synon një sintezë islamo-turke. Nga njëra anë kemi të bëjmë me një politikan të orientuar nga pushteti dhe pragmatik me islamin si referencë. Nga ana tjetër një predikues e ideolog. Krahas kësaj, Erdogan e ka bazën e pushtetit të tij në territorin turk, Gylen ka në të gjithë botën përkrahës.
A ka arsye historike për këtë prishje mes tyre?
Të rëndësishme janë pozicionet e tyre në puçet e deritanishme në Turqi. Në një kohë që Gylen ka mbështetur puçistët në vitet 80-të, Erdogan dhe lëvizja e tij kanë qenë viktima të saj. Për shkak të orientimit të tyre politik, ata duhet të mbaheshin larg sistemit. Erdogan është politikan karizmatik, përkrahësit e tij e duan pikërisht për këtë. Nga ana tjetër ideologu Gylen. Nëse këta dy persona nuk do të jenë në krye të partisë apo lëvizjes, mendoj se lëvizja e Gylenit do të vazhdojë të ekzistojë për shkak të ideologjisë, ndoshta jo në këto dimensione. Tek AKP e Erdoganit gjasat janë më të pakta, partia do orientohet tek personalitete të reja.
Lidhur me këtë lëvizje flitet shumë për pretendimin madh të saj ndaj dijes. Si e vlerësoni këtë?
Gylen ka thënë njëherë, ndërtoni shkolla dhe më pak xhami. Tek Erdogani është e kundërta, ai ndërton më shumë xhami se shkolla. Por Gylen ka një koncept të tij: Ai përpiqet që të fusë shkencën në kontekstin e islamit. Ai nuk do ta modernizojë fenë dhe ta përshtasë me kohën. Në vend të kësaj ai përpiqet të arsyetojë shkencën përmes koranit dhe të legjimitojë këtë. Tek Erdogani arsimimi luan rol më dytësor. Ai kërkon mobilizimin e masave për të forcuar pushtetin.
Erdogan dhe Gülen konkurrojnë për pushtet thuhet, ku qëndron problemi në detaj?
Gylen përfaqëson një drejtim më liberal, perëndimor të islamit, ndërsa Erdogani frymëzohet e demonstron një forcë osmane. Kjo u bë e qartë tek protestat për parkun Gezi, që u shtypën brutalisht, në vitin 2013. Lëvizja Gylen e kritikoi këtë. Ekspertët thonë, se në këtë grindje bëhet fjalë edhe për ndarjen e burimeve brenda shtetit dhe zënien e posteve. Nëse Gylen, me lëvizjen mjaft të mirëorganizuar angazhohet kryesisht për demokraci, qeveria e Erdoganit e akuzon atë për të kundërtën: Sipas saj ai punon me shërbimet e huaja kundër Turqisë.
Si e shikoni pas puçit, zhvillimin e Turqisë në plan afatgjatë?
Zhvillimet aktuale lënë shumë pyetje të hapura lidhur me të ardhmen e vendit. Para pak ditësh pati shenja shtensionimi, me takimin e partive opozitare në zyrën presidenciale dhe u dëgjuan tone pajtimi. Marshimi i partisë kemaliste, CHP për herë të parë pas shtatë vjetësh në sheshin Taksim dhe prezantimi i planit dhjetëpikësh tregon se pajtimi është i mundur. Si Erdogani edhe CHP kanë një armik -puçistët.
Por koha e pajtimit ishte e kaq e shkurtër…
Vërtet. Duhet të shihnim se si gazetarët pushohen nga puna apo mbyllen shtëpi botuese apo media, megjithëse shumë nuk kanë të bëjnë me lëvizjen Gylen. Duket më shumë se Erdogani po përdor momentin për të luftuar opozitarët që e bezdisin dhe për të forcuar pushtetin. Ky rrezik është prezent.
Caner Aver është politolog dhe studiues në Qendrën për Studime Turke, ku trajton marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian./DW
Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka ndezur ...
Ja çfarë mund të pësoni nëse qëndroni në kostumet e lagura.N...
Një punonjëse policie ka denoncuar drejtorin e Burgut 313 dh...
Instagrami është i njohur botërisht si një nga rrjetet soci...
Do të hyjë në histori si fushata zgjedhore e piratëve. Elekt...
Një video e hedhur në mediat online tregon një grup të rinjs...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar ashper p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Golem. N...
Këtë vit ata kanë menduar t’i dedikojnë një këngë labe të re...
Një manifestim kundër tentativës për grusht shteti në Turqi ...
Njështetas nga Kosova mbeti i plagosur në burgun e Vaqarrit ...
Elisa Spiropali ishte një ndër aktivistet e lëvizjes “Mjaft”...
Viktimat e tregtisë me njerëzit punojnë të pambrojtur në sht...
Ministria e Transportit ka reaguar për akuzat e Partisë Demo...
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen tej bu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Një shqiptar, shofer i një makine funerali, ka humbur jetën ...
Një 31 vjeçar u plagos me thikë dhe më pas u grabit. Ngjarja...
Konsulenti i qeverise shqiptare për koncesionin e rrugës Mil...
Policia e Pukës arrestoi dy persona, për akuzat e kultivimit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...