E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Në fillim të ditës të premte (22.07) pothuajse gjysmë ore pas mesnate, 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, miratuan paketën e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.
Vota e konsensuale, që kurorëzoi një proces 18 mujor angazhimi të politikanëve, ekspertëve vendas dhe të huaj, të mbështetur fuqimisht nga BE dhe SHBA, kaloi pas një maratone negociatash që u shoqëruan me mosmarrëveshjesh dhe grindje politike mes palëve pozitë-opozitë. PD i kundërshtoi deri në minutën e fundit disa dispozita të draftit të reformës në drejtësi, gjë që e shtyu zvarriti procesin. Marrëveshja e arritur me maxhorancën qeverisëse në mbrëmjen e së mërkurës (20/07/2016) u anullua nga PD pak orë më vonë për shkak kërkesash të reja që morën dje 14 orë për të arritur përsëri marrëveshjen. Sjelljet politike të opozitës ngjallën zemërimin e Brukselit, Uashingtonit por dhe të qytetarëve të Shqipërisë, që zhvilluan manifestime para Parlamentit në mbështetje të miratimit të reformës. Më tepër se përgjegjshmëria ndaj vendit dhe qytetarëve duket se ka qenë presioni ndërkombëtar në arritjen e konsensusit, presion që arriti kulmin e vet me paralajmërimin për ?pasoja specifike, negative, të rënda dhe afatgjata nga Shtetet e Bashkuara? ndaj politikanëve të opozitës nëse nuk arrihej një marrëveshje e re. Ndërkohë që Brukseli paralajmëroi me kohë që dështimi për dakortësi mes palëve ?do të hiqte mundësinë e hapjes shpejt të negociatave të anëtarësimit me BE?. Por përtej perspektivës së hapjes së negociatave vota konsensuale u kërkua me këmbëngulje nga maxhoranca qeverisëse dhe faktori ndërkombëtar edhe si një parakusht që reforma në drejtësi të ketë legjitimitet dhe të gjejë zbatim.
Reforma në drejtësi mbështetet nga 91% e qytetarëve të Shqipërisë që në jetën e tyre të përdishme kanë vuajtur për më shumë se dy dekada mungesën e drejtësisë prej kapjes së saj në mënyrë kapilare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Qytetarët kanë parë mosndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe janë dëshmitarë të rasteve kur gjyqet kundër tyre janë mbyllur për procedurë nga gjykatës të blerë. Interesin e qytetarëve ka kryefjalë edhe deklarata përshëndetëse e BE-së në orët e para të mëngjesit (22.07). BE e vlerëson miratimin e reformës si «një hap të paprecedent , që adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Reforma përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE » theksohet në deklaratën e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Edhe SHBA e cilësuan miratimin e reformës «një fitore të popullit shqiptar». Në deklaratën përshëndetëse, ambasadori i SHBA-së, në Tiranë Donald Lu vë në dukje që «SHBA është krenare që ka mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë».
Rama: fshesa e hekurt e Vetting-ut për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar
Edhe kryeministri Rama e vlerësoi paketën e miratuar si «arritjen më të shëndetshme, më të ndershme, më të drejtë të kësaj reforme. I siguroj të gjithë shqiptarët, se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e Vetting-ut?, tha ai pas miratimit të reformës në Parlament.
Marrëveshja mes palëve parashikon që të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor,(KLGJ) dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) t’i nënshtrohen Vetting-ut nga struktura e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Ajo parashikon edhe hedhjen e shortit në rast se gjatë dy raundeve të para të votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot anëtarët e KLGJ dhe KLP.
Paketa kushtetuese e miratuar sjell një riorganizim thelbësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe synon pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika. Ajo do të plotësohet nga ligje dhe akte nënligjore, procedura dhe rregulla që do të shtrihen në gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë./DW
Nuk kishte si t’i shkonte më mbarë Donald Trumpit! Problemet...
Policia e Shkodrës ka gjetur një kufomë të dekompozuar në fs...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor k...
Një familje me 9 anëtarë është ngujuar në banesën që jeton p...
Pas fjalimit të djeshëm në Kuvend ku deputetja e PDIU, Mesil...
Diten qe Parlamenti miratoi te ashtuquajturen reforme histor...
Republika e Surinamit ka njohur shtetin e Kosovës.Lajmin e k...
Ilir Meta duket se i ka bere dje sherbimin me te rendesishem...
Që marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të ...
Ka vazhduar rrëfimin e tij që e lamë qëparë afër mesit. Një ...
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM) bën me dije se ...
Institucioni i Kuvendit ka lajmëruar se më datë 25 korrik do...
Artistë shqiptarë, madje të konsideruar për vite me rradhë, ...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike...
Këngëtarja Valbona Xeka u arrestua sot nga policia pasi u ka...
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ...
Miratimi i reformës në drejtësi në orët e para të mëngjesit ...
Kjo foto është shkrepur menjëherë pasi parlamenti miratoi me...
Hap të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë e ka konsideruar...
Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, shprehet se mos ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...