Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Që marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta janë pothuajse të ?ngrira? kjo është evidentuar edhe gjatë javës së fundit, kur dy drejtuesit e koalicionit qeveritare duket se po durojnë njëri-tjetrin thjesht për formalizëm.
Diskutimet, takimet, përplasjet apo debatet mes tyre janë pasqyruar herë pas here, por tashmë është evidente që si Rama ashtu edhe Meta nuk e durojnë më njëri-tjetrin.
Rasti më i fundit publik është ai i ndodhur në sallën e Parlamentit, kur sapo ishte miratuar drafti për reformën në drejtësi, dhe Kryeministri morri fjalën e tij përshëndetëse. Por marrja e fjalës nga Rama u shoqërua me largimin e Ilir Metës nga salla e Parlamentit dhe rikthimin e tij në sallë, sapo Kryeministri përfundoi fjalimin e tij.
Një detaj ky që për shkak edhe të orës së vonë të natës, mund të mos jetë vënë re nga shumica e qytetarëve, por nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerave që transmetonin direkt seancën.
Ky duket se është momenti kur marrëdhënies 3 vjeçare bashkëqeverisëse mes Ramës dhe Metës i ka ardhur fundi, megjithëse duhet edhe rreth 10 muaj, që të skadojë marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes mes dy politikanëve.
Bashkëpunimi tashmë ka përfunduar, pasi në çdo moment si Rama ashtu edhe Meta, mundohen ti vendosin shkopinj njëri-tjetrit. Kjo situatë e krijuar, duket se ka detyruar Kryetarin e Kuvendit, që përmes njerëzve të LSI apo mbështetësve të tij mediatikë, të artikulojë së fundmi tezën se Ilir Meta njihet si politikani që nuk prish marrëveshjet, apo si politikani që i shkon marrëveshjeve deri në fund. Siç duket Meta po parandjen sulmin e befasishëm që mund ti vijë nga Kryeministri Edi Rama apo Partia Socialiste që ta akuzojnë për prishjen e marrëveshjes, koalicionit, ofrimin e LSI-së me opozitën, presionet e vazhdueshme mbi Qeverinë, dhe për rrjedhojë krjimin e një krize që mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ilir Meta e di që në një proces zgjedhor, ku votat e partisë që përfaqëson janë majtas, jashtë një koalicioni me PS-në dhe me damkën se ka prishur bashkëqeverisjen me socialistët, pesha e tij në elektoratin e majtë do të tkurret, ndërsa votat mund të shkojnë ose drejt PS-së ose drejt një tjetër partie që mund të përfshihet në koalicion me socialistët.
Për ti paraprirë kësaj situate, teza më shumë e artikulueshme në ditët e fundit është ajo që, Meta nuk prish marrëveshje. Duket se kjo tezë nuk i drejtohet Edi Ramës, i cili më mirë se kushdo tjetër, di raportet që ka me Metën dhe kushtet që i ka vendosur ai për bashkëqeverisjen, por elektoratit të majtë, i cili 3 vite më parë pothuajse i 5 fishoi mandatet e LSI-së, e përfshirë në koalicionin me PS-në.
Në anën tjetër, Edi Rama, duket se ka vendosur t?I prishë qetësinë edhe më shumë Ilir Metës, duke ia arritur deri diku qëllimit. Brenda 10 ditësh, Meta u detyrua dy herë t?I çojë mesazhet publikisht Edi Ramës, njëherë se nuk ka frikë burgun, duke aluduar se fjalët e përhapura lartë e poshtë se reforma në drejtësi do të bëjë të mundur arrestimin e politikanëve, dhe tjetra duke iu drejtuar Ambasadorit amerikan që të mos dëgjonte llafet lartë e poshtë që Ilir Meta bën lojën e dyfishtë.
Në të dyja rastet fjalët që qarkullonin dhe qarkullojnë duket se e kanë burimin tek aleatja kryesore e Ilir Metës në qeverisje, ku në formë presioni apo qoftë edhe për ti prishur qetësinë, në këto ditë të nxehta vere, janë shtuar së tepërmi.
Një ditë më parë, Fatmir Xhafaj nuk nguroi t?ia thoshte në sy Ilir Metës se dashuria i ka mbaruar prej kohësh. Batuta e Xhafajt ishte e qartë dhe pohonte atë çka është thënë e shkruar, se mes PS dhe LSI apo anasjelltas nuk ka më dashuri.
Pak momente më pas Ilir Meta do të shfaqej në sallën e Kuvendit aspak i qetë, pra kishte humbur edhe qetësinë, ndoshta edhe për shoë, apo për ndonjë arsye tjetër që kishte nisur të përhapej me shpejtësi, se forca që ai drejtonte nuk kishte asnjë garanci për 20 votat e saj për miratimin e reformës.
Pra, brenda 24 orëve të fundit, Edi Rama arriti ndoshta qëllimin e tij, për të nxjerrë në sytë e publikut, Ilir Metën jo si politikanin mbi palët, sikundër ai u përpoq për disa ditë të merrte rolin mes PD dhe PS, por si një palë të pozicionuar me një palë tjetër, kundër palës që përfaqësonte Kreu i Qeverisë.
Në këtë drejtim Rama ia doli edhe për shkakun se drafti i miratuar së fundmi në parlament, nuk ishte aim bi të cilin Meta po negocionte me Bashën, por ishte një variant i minutës së fundit të ofruar nga BE dhe SHBA, i pranuar nga Rama dhe që priste vulën edhe të PD-së dhe LSI-së.
Rama-Meta, të cilët u lidhën në një ?martesë politike? 3 vjet më parë, duket se e kanë humbur plotësisht dashurinë dhe e vetmja gjë që mban në këmbë këtë ?martesë? është marrëveshja e 1 Prillit. Hapi i vetëm që ka mbetur, dhe që mund të hidhet qoftë nga Rama ashtu edhe Meta, është zgjidhja e ?martesës? edhe me letra, por duket se për këtë duhet pritur shtatori.
Gushti konsiderohet një muaj i vdekur politikisht, ku secila nga palët ka kohën e mjaftueshme për të bërë llogaritë, qoftë në aspektin e votave në Kuvend, ashtu edhe të kostove politike që do të kenë duke qenë bashkë apo të ndarë. /citynews/
Ka vazhduar rrëfimin e tij që e lamë qëparë afër mesit. Një ...
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM) bën me dije se ...
Institucioni i Kuvendit ka lajmëruar se më datë 25 korrik do...
Artistë shqiptarë, madje të konsideruar për vite me rradhë, ...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike...
Këngëtarja Valbona Xeka u arrestua sot nga policia pasi u ka...
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ...
Miratimi i reformës në drejtësi në orët e para të mëngjesit ...
Kjo foto është shkrepur menjëherë pasi parlamenti miratoi me...
Hap të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë e ka konsideruar...
Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, shprehet se mos ...
Kuvendi miratoi me konsensusin e 140 deputetëve draftin e nd...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur ...
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas...
Ministria e Transporteve ka shpallur fituesin e konçensioni...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur miratimin...
Kuvendi miratoi me konsensus të plotë draftin e ndryshimeve ...
Policia kufitare ka arrestuar një shtetase 41-vjeçare pasi u...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi shprehet optimist për rezultate...
Kryeministri Edi Rama, ka vendosur që ditën e hënë administr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...