Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nëpërmjet investimeve për realizimin e një varg projektesh në veri të Kosovës, madje edhe të atyre infrastrukturore, Qeveria e Serbisë po bën përpjekje për përmirësimin e pozitës së popullit serb që jeton në veri të Kosovës, vlerësojnë drejtuesit e të ashtuquajturave ?organe të përkohshme? në komunat e veriut të Kosovës.
Organet e tilla, nga autoritetet e Kosovës vazhdojnë të cilësohen si struktura paralele të Serbisë në Kosovë.
Por, Aleksandar Spiriq, kryetar i të ashtuquajturit ?Organ i përkohshëm i komunës së Mitrovicës?, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se projektet, për të cilat po investon Serbia në veri të Kosovës, kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, me të cilat banorët e kësaj hapësire po përballen tash e sa vjet.
Ndërtimi i ujësjellësit rajonal për tri komuna në veri të Kosovës, për të cilin Serbia ka investuar 10 milionë euro, sipas Spiriqit, do ta zgjidhë problemin me furnizimin me ujë.
Gjithashtu, sipas tij, do të bëhet zgjerimi i rrugës ?Vlade Cvetkoviq? që çon drejt vendbanimit ?Zveçani i vogël?, do të ndërtohet një çerdhe për fëmijë në ?Lagjen e Boshnjakëve?, një depoje për ruajtjen e pemëve dhe perimeve, si dhe do të hapet ?Shtëpia e sigurt? në Mitrovicë të veriut, për strehimin e femrave që janë viktima të dhunës.
Ai thotë se Qeveria e Serbisë, përmes të ashtuquajturave ?organe të përkohshme? po financon edhe ndërtimin e njësive të banimit për çiftet e reja të martuara dhe rastet e rrezikuara sociale, si dhe një numër manifestimesh kulturore.
Megjithatë, Spiriq, thotë se nuk i kanë lejet për ndërtim nga autoritetet qendrore të Kosovës, për shkak se, sipas tij, lejet e tilla nuk ju nevojiten, marrë parasysh që, siç thotë ai,vetëqeverisja lokale punon sipas rregullave të procedurës dhe statutit.
?Kompetencat tona janë ato që na e mundësojnë që të gjitha ato projekte t?i realizojmë pa probleme. Këtu është Qeveria e Republikës së Serbisë dhe institucionet dhe institutet kompetente që punojnë sipas ligjeve të Qeverisë së Serbisë. Kjo, duke pasur parasysh që Drejtoria për pronësi e Serbisë është kryesore, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet juridike pronësore, e sidomos kur bëhet fjalë për ndërtime?, thekson Spiriq.
Kryetari i të ashtuquajturit ?organ i përkohshëm? në Zveçan, Ivan Todosijeviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se aktualisht, në këtë komunë, Qeveria e Serbisë po financon dhe realizon ndërtimin e sanatoriumit ?Rajska banja?, vendbanimin e quajtur ?Lugina e diellit? dhe ujësjellësin rajonal.
?Gjithçka që kemi planifikuar dhe bërë, nuk do të ishin të mundura pa shtetin tonë Serbinë, pa Qeverinë e Republikës së Serbisë, pa Zyrën për Kosovën dhe pa Dioqezën e Rashkës dhe Prizrenit, të cilët i kanë identifikuar këto projekte dhe i kanë vënë në radhë si projekte me rëndësi të madhe nacionale. Po ndërtohet edhe ?Lugina e diellit?, një vendbanim modern për të kthyerit, që do të lidhet me infrastrukturë të plotë dhe me përmbajtjet përcjellëse?, shprehet Todosijeviq.
Ai shton se në këtë vendbanim do të akomodohen rreth 300 familje të kthyera dhe Komuna e Zveçanit do t?i ketë rreth ose 1 mijë e 500 banorë të rinj.
Secila familje e kthyer, sipas tij, do ta fitojë edhe një vend pune. Ndërtimi i ?Luginës së diellit? do të përfundojë në vitin 2017, thotë Todosijeviq, i cili shton se ndërkohë është duke u bërë studimi i realizimit të projektit për fabrikën e baterive, që do të vendoset në hapësirën e ?Trepçës?, të cilën do ta financojë Qeveria e Serbisë.
Shefja e administratës komunale në Komunën e Mitrovicës së veriut, Adrijana Hoxhiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se suksesi i punës së vetëqeverisjes lokale matet me aftësinë e udhëheqjes së saj, në tërheqjen e mjeteve shtesë për investime në komuna, e sidomos kur bëhet fjalë për investime kapitale.
Lejet për zbatimin e atyre projekteve, sipas saj, janë kompetencë ekskluzive e vetëqeverisjeve lokale.
?Në qoftë se ne do ta kishim ndonjë investim nga ndonjë ambasadë ose edhe nga Republika e Serbisë, obligim yni si komunë e Mitrovicës së veriut, është që brenda mundësive tona ta mundësojmë realizimin e projekteve të tilla në terren. Ndërkaq, pajtimi dhe leja shkojnë nga komuna e Mitrovicës së veriut. Kjo kompetencë është e institucioneve lokale dhe jo e pushtetit qendror, në këtë rast Prishtinës?, deklaron Hoxhiq.
Në anën tjetër, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës pati deklaruar se investimet e Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës, kur bëhet fjalë për ndërtimin e vendbanimit ?Lugina e diellit? në Zveçan, pa marrëveshje ose pa njoftim paraprak, paraqet përzierje të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës.
Sipas kësaj ministrie, projektet e tilla të mëdha, duhet të kalojnë nëpërmjet institucioneve qendrore, sepse për çfarëdo ndërtimi brenda territorit të Kosovës, vetë komunat duhet të marrin lejet përkatëse.
/Evropa e Lirë/
Botuesi Fahri Balliu është shprehur se Bashkimi Evropian ësh...
Prej afro 25 vitesh merrem me negociatat, me historine, baza...
Policia italiane e qytetit të Frozinonës ka ekzekutuar gjatë...
Kjo është një gjykatëse e Gjykatës së Lartë (e pezulluar) ma...
Deputeti demokrat Igli Cara është shprehur në mbledhjen e so...
Avokati Altin Goxhaj ka ngritur pyetjen se pse Basha nuk aku...
Ambasadori Donald Lu çoi në një tjetër nivel përpjekjet për ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se mosmira...
Shoqata e Bashkive të Shqiperise deklaron se qeveria ka disk...
Deputeti Genc Pollo ka hequr publikimin pro Kryeministrit Ed...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralelizuar shefin e qever...
I nderuar Shkëlqesi Ambasador , Bashkë me fjalën e të gjithë...
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda e ka konsideruar lajm të mir...
Kreu i Kuvendit Meta ka patur një bisedë të gjatë telefonik...
Pasoja më e paktë e futjes në “listën e zezë” është ndalimi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është anglosakso...
Deputeti Eduart Ndocaj i është drejtuar me një letër publike...
Kryeministri Edi Rama shpërndau 1001 certifikata legalizimi ...
Genc Pollo i cili njihet si njeriu i intrigave dhe veprimeve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...