web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rilindja vdiq, po vjen rivdekja

18 Korrik 2016, 12:44, Aktualitet CNA

?Gjatë muajve të fundit më është dukur sikur po marr pjesë në një funeral. Që vazhdon. Është një funeral ku nuk mungoj dot.  Për mua, ky është funerali i Rilindjes, në të cilin jemi ftuar të marrim pjesë. Çudia është se Rilindja akoma nuk e di që janë mbledhur ta përcjellin. Nëse kjo është për të qeshur, është e vetmja pjesë komike e kësaj drame politike?. Kështu do të shprehej në Kuvend, në një nga seancat parlamentare, deputeti Ben Blushi.

Tashmë pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili paralajmëroi daljen nga kolicioni me socialistët, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, është fakt i kryer se Rilindja vdiq.

Por çfarë pritet të ndodhë? Cila do të jetë qeveria që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme, nëse arrin të realizohet skenari për Qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Partia Socialiste është shprehur kundër idesë për një qeveri teknike, çka do të thotë se kjo qeveri duhet të krijohet me votat e PD-LSI dhe të pakënaqurve nga PS, si dhe partive të tjera si PDIU, apo deputetëve që përfaqësojnë 3-4 parti të vogla parlamentare.

Por baza e qeverisë teknike, nëse kjo do të mund të realizohet sipas nenit 105 të Kushtetutës, do të jenë votat e deputetëve të PD dhe LSI.

Por çmund të bëjë kjo Qeveria e re?

Ndryshimet e Qeverive apo rotacionet ndodhin për të ndëshkuar palën  që ka gabuar, në rastin konkret LSI për 3 vjet ishte pjesë e Qeverisë Rama-Meta dhe nuk mund të përjashtohet nga asnjë prej përgjegjësive të keqqeverisjes përgjatë këtyre viteve. Kjo do të thotë se Qeveria e re, pavarësisht emrit që do të mbajë në kurriz përgjegjësitë e aleatit kryesor të Edi Ramës përgjatë 3 viteve, Ilir Metës.

Së dyti, Partia Demokratike e provoi se çdo të thotë të bashkëqeverisë me Ilir Metën përgjatë një mandate të plotë (2009-2013) dhe në zgjedhjet parlamentare të 3 viteve më parë, e pagoi shumë shtrenjtë koalicionin me LSI-në. Ndoshta kishte ardhur koha pas 8 vitesh në pushtet që PD të dilte në opozitë, por kostoja që morri nga koalicioni me LSI-në, ndoshta ishte shumë më e lartë se kosto që mund të kishte nga qeverisja pa këtë forcë politike.

Së treti, LSI përgjatë 3 viteve në Qeveri me Edi Ramën nuk ka denoncuar dhe mbrojtur interesat e qytetarëve përballë presioneve dhe dhunës që vinin nga kabineti ku Ilir Meta përfaqësohej me 5 ministra dhe mbahej në këmbë me votat e deputetëve të kësaj partie.  Sikundër nga qeverisja me PD-në do të mbahet mend për bllokun e zi në dorën e Ilir Metës, në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

Duke analizuar vetëm këto faktorë, qeverisja Meta-Basha apo anasjelltas qoftë edhe si Qeveri teknike nuk mund të jetë asnjë gjë tjetër veçse një qeveri ri-vdekjeje. Thjesht ajo do të shënohet si pazari i rradhës në politikë, duke garantuar interesat momentalë apo duke mbajtur në gjendje kome situatën.

Kjo qeveri do jetë thjesht ashtu siç tha Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland; do kemi një kostum bosh dhe një hajdut që është kapur pas pushtetit si qeni pas boleve të dashit. Vdekja e Rilindjes nuk duhet të na sjellë rivdekje, dhe përgjegjësinë për këtë e ka vetëm Lulzim Basha. /citynews/





Lajmet e fundit nga