Ushtarakët: Qeveria nuk mbajti premtimet, mik te Kodheli për të marrë fletën e pushimit
Ushtarakët kanë kritikuar qeverinë ‘Rama’ se nuk ka mbajtur ...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën në debat publik lidhur me Reformën në Drejtësi.
Përmes një letre publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shkruan se është gati për një debat përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm nga Basha, mbi pikën që ndan palët politike.
Kryeministri shprehet se reagimi i djeshëm i Kryetarit të PD-së Lulzim Basha është destruktiv, ndërsa shton se propozimi i demokratëve nuk është i pranueshëm nga SHBA dhe BE.
Letra e Kryeministrit Edi Rama
Zoti kryetar i PD,
e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht, që propozimi Juaj “i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias” jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre.
Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!
Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!
Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!
I dashur Lulëzim,
thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri!
Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.
Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian.
Koha vrapon sfida është historike!
Edi Rama
Ushtarakët kanë kritikuar qeverinë ‘Rama’ se nuk ka mbajtur ...
Një taksist nga Shkupi rrëfen histori tronditëse se si vajza...
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një kon...
Ekstremizmi fetar po fiton terren gjithmonë e më shumë si an...
Një burrë dhe një grua janë arrestuar sot pasi do të merren ...
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë V...
Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar,...
Ministria a Financave ka hartuar draftin paraprak për amnist...
Drejtoria e Policisë Vendore Fier në bashkëpunim me Drejtori...
Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në lagjen “...
Në rrugën e “Elbasanit”, tek rreth rrotullimi i “Ibës”, ka m...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arratisjen e gjyqtare...
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla është shprehur ...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër “shpifjeve publike” të përf...
Policia e Kolonjës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 11.570 bim...
Në numrin e kaluar (djeshëm) ndoqët pjesën e parë të marrjes...
PD ka dështuar me zgjedhjet në degët e saj në rrethe. Ndërsa...
Ligji i dekriminalizimit duket se tashmë ka filluar të japë ...
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë k...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...