Nga Eduart Ndocaj/ Erdogan, sulltani që rrezikon seriozisht civilizimin Perëndimorë
Është e turpshme dhe e papranueshme që politika shqiptare, Q...
Franca ka pësuar deri tani shtatë atentate terroriste me më shumë se 140 të vrarë. Pse bëhet Franca kaq shpesh objektiv i sulmeve terroriste? Këtë e shpjegon për DW politologia dhe njohësja e Francës Ronja Kempin.
Deutsche Welle: Sërish një atentat terrorist. Pse është Franca që goditet vazhdimisht?
Ronja Kempin: Ka disa shkaqe që ndërthurren me njëra-tjetrën dhe që e bëjnë kaq të plagosshme Francën. Nga njëra anë Franca bën pjesë në vendet që merr pjesë shumë fort në të ashtuquajturën luftë ndërkombëtare kundër terrorizmit. Franca ka aktivitet ushtarak në Siri dhe në Irak dhe bombardon atje pozicionet e “Shtetit Islamik”.
Së dyti, ne nuk duhet të harrojmë që për shkak të së kaluarës së saj koloniale, Franca ka një komunitet të madh mysliman, që ka nënshtetësi të dyfishtë, pra nënshtetësinë franceze dhe zakonisht edhe nënshtetësinë e vendit të origjinës. Që t’i kontrollojë këta qytetarë në momentin kur ata radikalizohen është shumë e vështirë për autoritetet franceze, sepse me pasaportën e tyre franceze ata mund të hynë dhe dalin shumë lehtë nga vendi. Atyre nuk u duhet vizë, për të qendruar si sirianë, tunizianë ose algjerianë në Francë.
Pastaj ka edhe shkaqe, të cilat natyrisht duhen kërkuar brenda vendit. Franca është një shtet laik. Pra në vend ekziston një ndarje e rreptë midis kishës dhe shtetit. Shteti nuk ndihet përgjegjës për interesat fetare. Radikalizimet që kanë ndodhur në komunitetet myslimane në të kaluarën e kanë anashkaluar shtetin, sepse shteti thjesht nuk ndihej përgjegjës.
Veç kësaj vendi ka një papunësi shumë të madhe për momentin. Gati dhjetë përqind e popullit është e papunë. Papunësia tek të rinjtë me origjinë migranti është 46 përqind. Këta të rinj nuk kanë perspektivë. Këtu ne kemi potencial për radikalizim brenda vendit.
Së fundi, bashkëpunimi i shërbimeve të fshehta franceze mbetet problematik. Shërbimet e fshehta franceze bashkëpunojnë në mënyrë jo të mjaftueshme me njëra-tjetrën. Krijohen herë pas here boshllëqe informacioni, njëkohësisht politika nuk gjen mjete që ta përmirësojë bashkëpunimin mes shërbimeve. Boshllëqet që krijohen aty, siç e shohim në atentate, kanë shpesh pasoja fatale për vendin dhe popullin.
Janë disa vende që bëjnë pjesë në këtë front kundër terrorit islamik. Edhe atje ka probleme sociale. Pse ajo që goditet është gjithmonë Franca?
Po ta krahasoni gjendjen për shembull me Britaninë e Madhe ose SHBA, dy vendet më të shquara që janë po të angazhuara ushtarakisht në luftë kundër Shtetit Islamik, atëherë të bie në sy se nga ana gjeografike Franca arrihet shumë më thjesht, se për shembull Britania e Madhe që është ishull. SHBA janë gjithashtu shumë më vështirë të arrihen, se territori francez.
Sa e prisni një reagim të fortë të Francës pas atentatit?
Për momentin besoj që mund të them se një angazhim shtesë ushtarak në rajon është shumë i vështirë të përballohet nga qeveria franceze.
Nuk duhet të harrojmë se që prej atentateve nëntorin e kaluar brenda vendit janë angazhuar mbi dhjetë mijë ushtare dhe ushtarë. Kjo natyrisht e dobëson Francën në aftësinë e saj për të vepruar në politikën e jashtme.
Ronja Kempin analizon gjendjen në Francë për Fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin. Ajo ka studiuar politologji në Paris./DW
Është e turpshme dhe e papranueshme që politika shqiptare, Q...
Nga Alban DaciShteti turk ka disa karakteristika të rëndësis...
Shumë pikëpyetje lindin pas çdo ngjarje dhe e tillë është ed...
Është rënduar bilanci i viktimave të dhunës që shkaktoi grus...
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ...
Gjykatësja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise An...
Pas një interviste që dhashë të enjten në mbrëmje tek Ora Ne...
Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylyk...
Kjo foto është shkrepur në ditën kur Ilir Meta merrte pafajë...
Gjykatësja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise A...
Gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise And...
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot finalizimin e hetimeve...
Gjykatësja Majlinda Andrea, e pezulluar nga detyra me vendim...
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar sot në një deklaratë p...
Është nisur për një vizitë pune në Hollandë, z. Lulzim Basha...
Institucioni i Presidencës ka reaguar pas deklaratave të min...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, shprehe...
Letra e Frangaj për ErdoganFort i nderuar mik! Të them mik m...
Pas një debati politik të gjatë e të mërzitshëm lidhur me re...
Autoritetet turke kanë arrestuar gjeneralin Adem Huduti, si ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...