“Vrasjet me porosinë e Metës”- Gjykatësja e akuzuar për korrupsion kërkoi burg për Tom Doshin/ Bashkëshorti, këshilltar i LSI-së
Gjykatësja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise An...
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë ?pezullim nga detyra? për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….?. Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë ?arrest në burg? për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….?, në bashkëpunim dhe ?Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve…?, në bashkëpunim.
Masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre. Ndërkohë, janë arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit, tre të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.
Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.
Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale. Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtare e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese.
Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në ?fazën e studimit? në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.
Në vijim të kontakteve ndërmjet personave të përfshirë, i dyshuari Petraq Dashi nënshkruan një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.
Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino.
Një ditë pas dhënies së parave, konkretisht në datë 12.07.2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.
Në këto kushte, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve…? dhe ?Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve….?. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi kërkesat e saj në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi, si më poshtë:
Për veprën penale të ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….?, në bashkëpunim
Po ashtu, për veprën penale të ?Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve…?, në bashkëpunim
Masat e sigurimit për shtetasit Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi u ekzekutuan nga ana e Policisë së Shtetit, pasditen e së shtunës, datë 16.07.2016.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Odhise Andrea, i cili aktualisht mban detyrën e Këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.
Vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, i përcillet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Gjykatësja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise An...
Pas një interviste që dhashë të enjten në mbrëmje tek Ora Ne...
Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylyk...
Kjo foto është shkrepur në ditën kur Ilir Meta merrte pafajë...
Gjykatësja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise A...
Gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, Odhise And...
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot finalizimin e hetimeve...
Gjykatësja Majlinda Andrea, e pezulluar nga detyra me vendim...
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar sot në një deklaratë p...
Është nisur për një vizitë pune në Hollandë, z. Lulzim Basha...
Institucioni i Presidencës ka reaguar pas deklaratave të min...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, shprehe...
Letra e Frangaj për ErdoganFort i nderuar mik! Të them mik m...
Pas një debati politik të gjatë e të mërzitshëm lidhur me re...
Autoritetet turke kanë arrestuar gjeneralin Adem Huduti, si ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar SHBA-ve të...
Shumë prej jush e njohin këtë simbol si kryqin nazist. Ai u ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka miratuar disa ndryshime në ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me i...
Ka qenë kjo deklarata e z.Nishani dhënë për mediat vendase d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...