VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Koreja e Veriut thotë se po mbyll një nga linjat e vetme të komunikimit me Shtetet e Bashkuara në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e Uashingtonit ndaj udhëheqësit Kim Jong Un për shkelje të të drejtave të njeriut.
Pheniani bëri të ditur sot se i ka thënë Uashingtonit që do t?i japë fund të gjitha kontakteve diplomatike. Deri tani ato kryheshin përmes zyrave të OKB-së në Nju Jork.
Javën e kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj udhëheqësit Kim dhe disa zyrtarëve të tjerë të Koresë së Veriut, përveç sanksioneve që janë vendosur ndaj programit të armëve bërthamore të Phenianit.
Po sot, Koreja e Veriut kërcënoi se do të marrë “veprime fizike” pasi Uashingtoni dhe Seuli njoftuan planet për vendosjen e një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes nga raketat në Korenë e Jugut.
Pheniani pati kërcënuar para disa ditësh kur Uashingtoni dhe Seuli shpallën planet për të përdorur sistemin anti-raketor THAAD në gadishullin Korean pas një serie provash me raketa balistike dhe provash bërthamore nga Pheniani. Vend-ndodhja dhe koha e vendosjes së sistemit kundër raketave nuk janë njoftuar.
Agjencia zyrtare e lajmeve koreano veriore, KCNA, shkruante se “është vullneti i palëkundur i ushtrisë së Veriut për të kryer një sulm të pamëshirshëm hakmarrës dhe ta kthejë Jugun në një det zjarri dhe grumbull hiri në momentin që merr një urdhër për të kryer atë.”
Pheniani tha se “reagimi fizik” do të zhvillohet në momentin kur koha dhe vendndodhja e sistemit THAAD të jenë konfirmuar.
Kina, Rusia, si dhe Koreja e Veriut kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj vendosjes së sistemit THAAD dhe i kanë kërkuar Uashingtonit dhe Seulit për të hequr dorë nga këto plane.
Presidenti i Koresë së Jugut Park Guen-hye tha sot se sistemi THAAD ka për qëllim mbrojtjen ndaj Koresë së Veriut dhe nuk ka si objektiv asnjë vend tjetër.
Prova e fundit me raketa balistike nga Pheniani u zhvillua javën e kaluar, kur një raketë u lëshua nga një nëndetëse në brigjet e qytetit port Sinpo. Thuhet se raketa shpërtheu 10 kilometra në ajër, njësoj me një provë të dështuar në prill. Zyrtarët ushtarakë perëndimorë, megjithatë, thonë se aftësia e Phenianit po përmirësohet me çdo provë që kryen.
Nisja e raketës nga nëndetësja erdhi një ditë pasi Uashingtoni dhe Seul njoftuan planet për të vendosur sistemin THAAD.
Kina, si aleati kryesor i Koresë së Veriut, i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit Kim të kthehet në bisedimet ndërkombëtare dhe të çmontojë programin e saj bërthamor në këmbim të ndihmës ekonomike dhe garancive të sigurisë./VOA
01 Lufta e Dytë BotëroreKur: 1939–45 Palët ndërluftuese: Më ...
Kryeministri i Britanisë, David Cameron do të japë dorëheqje...
Maqedonia dhe Shqipëria sot kanë nënshkruar marrëveshjen adm...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle i është...
Në radhët e investitorëve po shtohet pasiguria pas votës së ...
Rrëmben ish-të dashurën e tij duke kërcënuar për të kryer ve...
Të paktën tre persona raportohet të kenë humbur jetën si pas...
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj është shprehur se nj...
Shtetet e Bashkuara i kanë shprehur mirënjohjen Serbisë për ...
Endri dhe Stefi Prifti do të sjellin së shpejti këngën dhe k...
Maxhoranca është e vendosur t’i japë rol s’kualifikues ndërk...
Ashtu sikundër që ju paralajmërova, Viktoria Nulandi e dha d...
Pasi ka marrë vesh që është vjedhur nje bankë në Vlorë, inst...
Vazhdon të jetë mister vendndodhja e shqiptarit Aleks Burrel...
Kryetari i Partisë Demokratike, dega Vlorë, Moisi Meminaj ka...
Policia greke ka goditur një tjetër bandë droge të përbërë n...
Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë ...
Deputeti socialist Vladimir Kosta eshte larguar nga grupi pa...
Deputeti i qarkut Gjirokaster Vladimr Kosta, ka dhene dorehe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...