52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Edmund Cooper ka qenë njëri nga shkrimtarët më të shquar të viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta, kur kishte shkruar një sërë romanësh në fanta-shkencë. Megjithatë, një gjë që e kishte bërë të famshëm Cooper-in më shumë sesa shkrimet e tij, ka qenë mendimi i tij për femrat. Në një kohë kur të gjithë flisnin për të drejtat dhe liritë e femrave, Cooper ishte vendosur kundër njerëzve që punonin për një gjë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Në një libër, të publikuar në vitin 1972, ai e kishte parashikuar Britaninë në të ardhmen e largët. Titulli ironik i këtij libri i thoshte të gjitha – “Who Needs Men?” (“Kujt i Duhen Burrat?”). Në vizionin e tij për shekullin e 25-të, gratë kishin gjithçka në duar. Orgjitë e lesbikeve ishin fenomen i shpeshtë! Në Britaninë e tmerrshme, burrat ishin zhdukur krejtësisht. Burrat e paktë që kishin mbetur – si puna e kandidatëve të mposhtur të Partisë Konservatore – kishin shkuar në Malësinë e Skocisë. Ata ndiqeshin nga Zonja Shfarosëse!
Favoritja në garën presidenciale në SHBA
Cooper ka vdekur në vitin 1982, tre vjet pas ardhjes në pushtet të kryeministres së parë femër në Britani. Dhe, pa marrë parasysh se çka mendoni për mendimet e tij politike, ai ka pasur të drejtë për një gjë: politikisht, të paktën, e ardhmja i takonte atyre që njerëzit i quanin “gjini e butë”. Në momentin kur Theresa May ose Andrea Leadsom të bëhet kryeministre e Britanisë, duke u bërë kryeministrja e dytë femër në histori të këtij vendi, ajo do t’i bashkohet një grupi të madh të politikaneve femra. Në fakt, nuk do të ishte ekzagjerim nëse do të thuhej që në Britaninë e vitit 2016, pothuajse të gjitha figurat mbresëlënëse në jetën publike janë femra. Pjesë e këtij grupi është Nicola Sturgeon – njëra nga politikanet më të zonja në ishull. Pastaj kemi yllin më mbresëlënës në politikën britanike, lideren e konservativëve skocezë, Ruth Davidson.
Madje edhe ministrja e parë e Irlandës Veriore, Arlene Foster, është femër. Natyrisht, do të ishte pamaturi të thuhej që pabarazia në mes të burrave dhe grave është një gjë që i përket të kaluarës. Ndonëse miliona femra janë bërë pjesë e fuqisë punëtore në gjysmë-shekullin e kaluar, ato kanë tendencë të koncentrohen në punët me gjysmë orari dhe punët që paguhen pak. Për këtë gjë më së miri tregon fakti që nga drejtorët e 100 kompanive kryesore, vetëm 17 për qind janë femra. Edhe në politikë vërehet kjo pabarazi – vetëm 191 deputetë në Dhomën e Përfaqësuesve, më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm. Megjithatë, një numër i madh i politikanëve të fuqishëm botërorë janë femra. Politikania më e fuqishme në Evropë është Angela Merkel. Favoritja në garën presidenciale në SHBA është Hillary Clinton. Në fakt, kur merret parasysh fakti që drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, është femër, atëherë është krejtësisht e mundur që përbrenda disa muajsh, pothuajse të gjithë njerëzit e fuqishëm të botës do të jenë gra.
Shpirti i jashtëzakonshëm
Megjithatë, arsyet që janë dhënë deri më tani, e që mundohen ta shpjegojnë ngritjen e grave në politikë, nuk janë bindëse. Një studim i realizuar së fundmi nga ueb-faqja e ‘Business News Daily’, për shembull, thotë që ‘gratë janë lidere të fuqishme’ sepse, mes të tjerash, ‘janë dëgjuese të mira’ dhe ‘ju japin vlerë të ushqyerit dhe fleksibilitetit’. Megjithatë, një gjë është e sigurt: asnjëra prej këtyre femrave nuk ka korrur suksese vetëm për shkak të këtyre atributeve. Në fakt, deri para dy javësh gjasat që zonja May dhe zonja Leadsom të bëhej kryeministrja e ardhshme e Britanisë kanë qenë shumë të vogla. Sikur David Cameron të mos tërhiqej, nëse Boris Johnson nuk do të tërhiqej, nëse Michael Gove nuk do t’ua ngulte thikën në shpinë miqve të vet, para se ta qëllonte veten në këmbë, atëherë me shumë gjasë Britania do ta kishte pasur edhe një kryeministër tjetër mashkull. Mirëpo, një arsye tjetër, shumë e fuqishme, është që politikanët meshkuj janë të dobët. Mirëpo, femrat që kanë fituar pozita të larta kanë diçka të përbashkët. Për ta thënë thjesht, ato përfaqësojnë një gjeneratë të grave që është dashur të tregojnë shpirt të jashtëzakonshëm dhe aftësi ripërtëritëse për ta tejkaluar seksizmin e kolegëve të tyre meshkuj.
Kevin Bajraktari gjithashtu përfundoi nder 15 te paret nga m...
Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Një grua rreth 50 vjeçe u përfshi në një aksident të rëndë r...
Një evazion fiskal nga ana e njerëzve të lidhur me pushtetin...
Në Gjermani po diskutohet më në fund tema e dezinformimit në...
Përgjatë dy viteve të fundit beteja më e madhe publike e qev...
Palau është një arkipelag që përbëhet prej rreth 350 ishujve...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland në nj...
Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland ka de...
Gazetari i citynews ne Lalz, u interesua sepse Meta nuk prit...
Nuk jam parashikues i madh, por për dreq me kanë dalë disa h...
Tempulli Akshardham (Swaminarayan Akshardham), në New Delhi,...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherëz edheKryetar i LSI-s...
Fatmir Xhafaj prej disa javësh, shkon në punë me një automje...
Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj kishte rezervuar një prit...
Shërbimi i Policisë Kufitare Kakavijë ka evidentuar ditën e...
Kanë ndryshuar rregullar në kuadër të forcimit të masave lid...
I dashur Zaho, me ne fund ka nje lajm te mire per ty: babi m...
Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland ka nisur takim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...