Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot (8 korrik) dënimin me 5 vjet burg për ish-gjykatësin Rasim Doda të Sarandës, i cili akuzohet për korrupsion pasiv pasi i pati kërkuar pronarit të një firme ndërtimi 80 mijë euro në shkëmbim të një vendimi favorizues për një kompani ndërtimi përballë një qytetareje.
Doda, i cili mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u arrestua në qershor 2015 pasi i kishte shpëtuar drejtësisë në disa akuza për fshehje pasurie dhe vendime të padrejta dhe po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Doda u deklarua i pafajshëm gjatë procesit duke argumentuar se është viktimë e një puçi nga brenda sistemit të drejtësisë.
Sipas akuzës, gjatë një procesi civil për çështje pronësie mes qytetares Gjinovefa Shehu dhe kompanisë së ndërtimit të shtetasit Hasan Bushi, Doda e pati ndaluar në rrugë Bushin duke i bërë të ditur se kishte ndër mend të pranonte kundërpadinë e tij ndaj qytetares Shehu duke i akorduar 88.6 milionë lekë dëmshpërblim, por në këmbim të kësaj, kërkonte një shumë prej 80 mijë eurosh ryshfet. Bushi i tha se nuk i dispononte këto para dhe e humbi gjyqin, por kreu kallëzim ndaj gjykatësit, i cili u arrestua.
?Shtetasi, të cilit i ishte kërkuar pagesa prej 80 mijë euro, nuk ka pranuar të bëjë këtë ?transaksion? në favor të gjyqtarit dhe, për këtë arsye, ai ka humbur në procesin gjyqësor civil?-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Nga hetimet ka rezultuar se më datën 19.04.2015, në mbrëmje Hasan Bushi ka qënë duke shkuar te zyra e avokatit, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nësërmen.
Në fletën e palosur ishte i shkruar dispozivi i vendimit gjyqësor sipas të cilit Bushi përfitonte një dëmshpërblim në shumën 88.659.066 lekë.
?Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro?-thuhet në aktpadinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sipas të cilës kur Bushi është shprehur se nuk kishte para, gjytari është larguar, duke i bërë me shenjë me gjeste se nuk do ta fitonte gjyqin, si dhe duke i lënë në dorë kallëzuesit fletën në të cilën ishte shkruar dispozitivi i vendimit.
Si provë të përfshirjes së gjytaritë në korrupsion, organi i akuzës ka dokumentuar edhe komunikimet telefonike mes tij dhe Bushit, i cili i lutet gjytarit për një vendim të drejtë pasi nuk kishte para të paguante.
Në orën 22:49, të po asaj dite, Bushi i shkruan kryegjyqtarit se, ?mos më merr në qafë kot, çdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B?.
Të nësërmen, më datë 20.04.2015, para shpalljes së vendimit të çështjes civile, kryegjytari ka telefonuar Hasan Bushin në orën në orën 07 të mëngjesit. Në dosjen hetimore është dokumentuar sms ky përfaqësuesi i shoqërisë e qun gjytarin mashtrues. ?Mendoj se si malësor do ta mbash llafin. Nuk mbake besë. Ke nivelin e një mashtruesi. Mos më akuzo mua. H.B?.
Pas këtij komunikmi, në seancën gjyqësore, Rasim Doda ka shpallur një vendim që ishte krejtësisht në kundërshtim me dispozitivin që Hasan Bushi kishte lexuar një natë më parë.
Doda është akuzuar gjithashtu nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh si dhe transferta të dyshimta.
Po ky gjyqtar, në vitin 2009, u procedua penalisht nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama për shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ndërsa në vitin 2010, ai u akuzua për veprën penale të fyerjes./BIRN
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra gjyqta...
W. James Antle IIIA u habitët nga mënyra se si përfundoi het...
Këto pamje nuk janë të ndonjë kampi refugjat, nuk janë të nd...
Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga dhimbja dhe tronditja...
Kompania e telefonisë celulare Vodafone mësohet të ketë bër...
Traktati i Varshavës u krijua në maj të vitit 1955. Ishte kr...
Një gabim trashanik që mund ti kushtojë karrierën politike m...
Nga Bledi ManeNdryshe nga fotografia e vitit 2012 kesaj here...
Një aksident i rëndë në Modena të Italisë, i ka marrë jetën ...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për Ismail Mori...
Nga Benjamin WeiserIshte një prej të premteve mbrëma në muaj...
Një një tjetër video e makinës së grabitësve të Rinasit ësht...
Në vitin 2015, administrata tatimore, krahas 4 rasteve të ma...
Përgjatë kufirit jugor të Turqisë është duke u ngritur një m...
Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fsha...
Gjatë kësaj jave, në një ekspeditë shkencore në brigjet e Ad...
Policia britanike ka bërë të mundur arrestimin e tre shqipta...
Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fa...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ministri I Bre...
Pas një rënie afër zeros në muajt e parë të 2016, niveli i p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...