web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peticion kundër historianit turk që fyeu Skënderbeun: Të shpallet “non grata”

6 Korrik 2016, 14:23, Aktualitet CNA

?Skënderbeu është simboli ynë kombëtar dhe si i tillë mbrohet prej Kushtetutës dhe Kodit Penal. Kërkojmë shpalljen ?Non grata? të historianit turk Talha Ugurluel, për fyerje të simboleve kombëtare shqiptare. Kërkojmë zbatimin e ligjit penal shqiptar dhe parimin e reciprocitetit mes popujve, sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare?, shkruhet në peticionin e publikuar në ?Change.org?.

Disa ditë më parë u publikuan videot e turkut Talha Ugurluel, i cili gjatë një udhëtimi me një grup shtetasish turq në Shkodër dhe Lezhë, ka bërë paralelizma mes terroristëve kurdë dhe Skënderbeut.

Sipas tij, heroi ynë kombëtar nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një tradhtar i Perandorisë Osmane, plaçkitës, bandit dhe kusar. Talha Ugurluel është i njohur në Turqi, pasi ka një emision rreth historisë osmane në kanalin ?Haberturk?, ndërkohë që bën një emision në radion publike të Turqisë ?TRT1?.

Historian-cicerioni Ugurluel organizon udhëtime në vendet që kanë qenë pjesë e ish-Perandorisë Osmane dhe tregon historinë e tyre sipas variantit të tij.





Lajmet e fundit nga