web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina në liqenin e Shkopetit/ Rinisin kërkimet për mjetin e dytë

6 Korrik 2016, 13:15, Aktualitet CNA

Policia ka rinisur kërkimet në liqenin e Shkopetit për të nxjerrë një automjet të dytë që u evidentua gjatë kontrollit të kryer nga Polumbarët ditën e djeshme.

Gjatë ditës së djeshme është bërë e mundur nxjerrja e një automjeti në anë të liqenit ku nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet të ketë kohë që ndodhej në liqen, automjet i cili është nxjerrë në rrugë gjatë mesditës së sotme.

Aktualisht Polumbarët pas zhytjes në liqen kanë bërë të mundur që të evidentojnë dhe ta lidhin me litarë automjetin e dytë dhe po vijon puna për nxjerrjen në anë të liqenit pasi ndodhet në thellësine 26.5 metra.

Nuk dihet tipi i automjetit pasi uji është i paqartë dhe nuk dallohet pa dalë mjeti në anë të liqenit. Pas nxjerrjes në anë të mjetit do përcaktohen veprimet e mëtejshme.





Lajmet e fundit nga