web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e PD me aleatët/ Propozim i ri për nenin 88

6 Korrik 2016, 10:40, Aktualitet CNA

Partia Demokratike po zhvillon një takim me aleatët e saj në opozitë lidhur me Reformën në Drejtësi.

Burime nga PD thanë se në takim është diskutuar një formulë e re për nenin 88, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Neni 88 i rekomandimit të Venecias është bërë shkak për ngërçin e krijuar për Reformën në Drejtësi. PD kërkon zbatimin e saj të plotë me pretendimin se do të shmanget kapja politike e drejtësisë.

Në takim morën pjesë aleatët e PD-së, por edhe deputeti Nard Ndoka, e cili përpara një viti kishte deklaruar se do të ishte pjesë e mazhorancës.





Lajmet e fundit nga