Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Maksi tha se nuk e dinte ku ishte ajo barraka e pisët ku pa u gdhirë e nesërmja e ditës së parë të internimit Ti dhe nëna jote varët vetet në një katund të Myzeqesë aty kah mesi i viteve ?60.
Xiko dinte diçka. Një shok ushtrie i kishte thënë se tmerri kishte ndodhur në Libofshë. Xiko shtoi se emri Yt, Ganimete Cuka, i kujtonte edhe diçka tjetër; Në ato vite, daja i tij, Adnani Ypi, kolonel i NATO-s në Gjermani që stërviste diversantë për t?i hedhur në Shqipëri, u dërgonte hera-herë ndonjë rrobë nga ato që, pa të njohur, mik pas miku, frik? pas frike, Xikua të kishte dhënë Ty.
Një ushtri e tërë ish të burgosurish të Spaçit, Burrelit, Bulqizës, Ballshit, të pa punë nga ata që pinë kafe të lira tek kolonat e Pallatit të Kulturës, më adresuan të gjithë në Myzeqe, por secili në fshatra të ndryshëm; Grabian, Çermë, Gjazë, Karbunarë, Libofshë, Zhamë, Seman, etj.
Burhani, i cili kishte dëgjuar por nuk dinte gjë të saktë, më drejtoi tek Tori. Mirpo legjenda e burgjeve, Tori, s?ka celular, s’ka asgjë.
Musai tironc, Ti tironce, e pamundur të mos e dijë Musai ku u vetvare Ti. Por as Musai s?dinte gjë të saktë.
Agimi thotë se ke qënë e dashuruar me një kolonel anglez. Disa oficerë të Sigurimit deshën por s?mundën të të përdhunonin. Një ditë në atë barrakë të qelbët dhe atë fshat të mjerë vajte bleve një litar. E ndave litarin më dysh me sëpatë. Skajin e njërës gjysëm ia lidhe në qafë nënës, skajin tjetër vetes, pastaj ia rrëzove stolin nën këmbë nënës. Sipas Agimit fshati i gjëmës tënde është Grabiani.
Por Agimin e kundërshton Besimi. Besimi më adreson, o në Ndërnënas, Gjazë, Karbunarë, o diku atje rrotull. Tepër aproksimativ Besimi, i cili shton se këtë mesele e di më mirë Leka ose Tomorri. Mirpo Leka ka vdekur dhe Tomorri s?dihet ku është.
Tjetër legjendë burgjesh, Qaniu. Qaniu celular ka, por nuk e përdor.
Kastrioti thotë se gjurmët e Tua duhet t?i kërkoj në Ministrinë e Brëndëshme. S?e ka keq Kastrioti. Por Ty dhe burokratët e ministrive nuk do t?i mpleks kurrë deri sa të vdes.
Donika. Ajo që përndjekjen e ka më të ngatrruara se ngatërrimi, duhet të dijë ndonjë gjë. Po. Donika thotë se të ka njohur. Ka qënë një herë në shtëpinë Tënde për të qepur diçka për çupën e vogël. Mban mënt nga ajo vizitë e shkurtër klasin Tënd, sjelljen Tënde aristokratike, por asgjë më tepër.
E pamundur të mos dijë për Ty Meti për të cilin thonë se të ka pasur të dashur. Meti të kujton me respekt të thellë. Me lot në sy, Meti kujton sjelljen Tënde fine, dijet e Tua, hiret e Tua, elegancën Tënde. Por mjerisht as Meti nuk e di fshatin e mënxyrës, e le më barrakën.
Enciklopedia e skutave, Doriani, më mbyt me informata të turbullta.
Serioz, nervoz, pretencioz, ultimativ, Urani i stërvuajtur dhe stërpërndjekur, interesimin tim e quan të kotë dhe Ty thjesht kurvë.
Do iki vet? fshat më fshat.
Nga t?ia nis ?!
Do t?ia nis nga Manastiri i Ardenicës, pra nga ku Zoti sheh gjithçka.
Nga Manastiri i famshëm me varre nën të, kumbanare përmbi, po zbres drejt Manastirit Tënd të panjohur dhe të përmbysur me varre përmbi, kumbanare nën të.
Në Libofshë, ku askush nuk di gjë për Ty, më drejtojnë në një fshat tjetër që quhet Ndërmënas.
Në Ndërmënas më tregojnë për një plak të moçëm i cili kur ka qënë i ri ka bërë apelin e të internuarve, pra ka qënë spiun. Spiunët dinë. Por spiuni po fle.
Një tjetër i moçëm, jo spiun, mbi 80 vjeç, nuk po fle, por ndodhet larg duke kullotur dhentë në derdhje të Semanit. Vete dhe e pyes. Krruan e krruan kokën, por në hatër s?i vjen asgjë.
Duhet të kthehem. Nga Ndërmënas në veri të derdhjes së Semanit, në Ndërnënas në jug të po asaj derdhjeje.
Dikush rrugës të cilit i thashë se po të kërkoj Ty, më tha ?je i rrjedhur?. Një tjetër pak më tutje më tha “je i pjerdhur?. Edhe më tutje një i tretë më tha ?je i lojtur?. Mu në mes të fushës një i katërt as më shau as më ngau, më shiti një sharqi të kalbur.
Në fshatrat e internimeve në dalje të Fierit në drejtim të detit, askush nuk di për Ty.
Në Ndërnënas takoj një kosovar mitrovicali. Thotë se babain ja vrau kurvi kur babai ishte 23 vjeç, pastaj e internuan këtu kur vet ai ishte 3 vjeç.
Edhe mitrovicaliu për Ty s?di asgjë. Megjithatë, pasi mendohet pak, thotë se disa kilometra më tutje ka qënë një fshat të internuarish imoralë, ndoshta atje.
Në fshatin e ?imoralëve? të internuar një tufë pleqsh më ftojnë për kafe. Rretheqark toka të pafundme të pa punuara sepse të kripura. Flasin për projekte madhështore me fusha plot me mullinj ere që do prodhojnë energji elektrike dhe do begatojnë zonën dhe Shqipërinë. Derisa të begatohet zona, fshati është plot me plehra dhe vjetërsira nga koha e traktorëve të lavdishëm me buçima që çanin arat e kripura. Për ato kripëra e ato helme, ato kasolle e ato derte, ata njerëz e ato halle, poeti Pano Taçi shkruajti poemën madhështore ?Balada e Pordhës?. Në barrakat e imoralëve të dikurshëm sot gjallojnë evgjitë qeflinj. Plot pleq të moralshëm të fshatit të ?imoralëve? betohen me kryet nga Manastiri se për Ty nuk dinë asgjë.
S’di nga t’ja mbaj.
Ja ther për në Grabian.
Rrugës ndal dhe pyes. Nuk dinë asgjë.
Barinj të vegjël nuk mbajnë më në brez pagure por shishe plastike. Djem të rinj mbi motorra gjarpërojnë fushave duke lënë pas shtëllunga pluhuri që ngrihen lart si nëpërka të harbuara. Emigrantë me të fejuara. Mesoburra që u përgjigjen pyetjeve me pyetje. Vetëm ose dy nga dy të zëna përdore, vajza të krehura bukur që shetisin ngadalë në muzg. Zonjë e moshuar që me lot në sy kujton tmerret e së kaluarës dhe ankohet për të tashmen. Thotë se më besnikët dhe më të zellëshmit e diktaturës janë ata që sot kanë ngritur vilat më të mëdha. Fermerë të zellshëm mëngëpërveshur ankohen për shtetin që nuk vendos rregulla dhe për tregëtarët që vinë ua marrin prodhimet badihava. Në një fshat fushor afër Rrogozhinës në dy lokale rresht provuan të ma shisnin kanoçen e Coca Cola-a me çmim Londre. Skeni turp, u thashë, dhe Coca Cola-n nuk ua mora.
Në Grabian duket sikur gjithë fshati po pi kafe. Pleq pensionistë fukarenj që lozin domino mbi trotuare frikësohen mos i fotografoj. Si në të gjithë fshatrat edhe këtu pothuaj asnjë femër. Dikush lavazhin e ka pagëzuar ?Hashish?. Një plak i kërrusur thotë se ka qënë sekretar partie për dhjetra vite, nuk ka asnjë interes të gënjejë në këtë moshë, të internuarit i ka dashur shumë, me ta ka pirë kafe ka qarë hallet etj. dhe bën be’ se për Ty dhe nënën tënde nuk di gjë.
Të tjerë pleq thonë të njëjtën gjë.
Nga Rrogozhina në Roskovec, nga Semani në Karbunarë, kryq e tërthor e rrethepërqark i pyeta një për një, për Ty s?dinë asgjë.
E fundit që bëra ishte kjo;
Vajta përsëri në Manastir, ku Zoti sheh dhe di gjithçka.
O Zot i thashë, Ti që varret i ke nën, a di gjë për Atë që varret i ka mbi ?
Nuk u përgjigj. Nuk dinte gjë.
Nga maja e Manastirit ndryshova dritën e botës.
E bëra botën të kuqe. S?pashë asgjë.
E bëra të bardhë, të verdhë, gri, të zezë. Asgjë, asgjë, asgjë, asgjë.
Lëshova mbi botë rrebesh, shi?, rrufe?. Asnjë vetëtimë nga Ty.
E mbyta Myzeqenë e bëra det. Asgjëkund direku i varrit tënd të lartë. Nuk pashë barrakë, litar, varr, as të zbehtën Ty.
Ganimete,
Mjerë Ti që të vranë të re?. Lum? unë që të kërkoj ku s?je duke u rrënqethur, që të dua kur ke vdekur.
Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas 23-vjeçar pasi t...
Shqipëria pritet të shndërrohet së shpejti në një kazan gjig...
Këshilltarja shqiptare në Gjenevë, Blerina Zoto,e shkarkuar ...
Një emigrant nga Eritrea u gjet i fshehur në një valixhe në ...
Të gjithë jemi këshilluar në plazh që të mos futemi në ujë d...
...
Njerëzit vazhdimisht ankohen se e kanë të vështirë të mbajnë...
Njerëzit u befasuan kur një studim i ri njoftoi se një numër...
Gazetat gjermane i kushtojnë sot një vëmendje të posaçme ish...
Një shtetas i Kosovës është vrarë mbrëmë në Zvicër nga një i...
Një gjykatë britanike ka dënuar 6 trafikantë droge, mes tyre...
Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani ka kërkua...
Pak njerëz aktualisht i arrijnë ëndrrat e tyre. Por kjo nuk ...
Policia greke ka mundur të zbulojë një parcelë me mbi 3 mijë...
Kostandin Ropi banor i qytetit të Korçës, i mbiquajtur “Part...
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka shtruar sonte një darkë me ...
Nga Antonella TarpinoE keqja jonë vjen nga larg. Në këtë mën...
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një inspektimi në Doganën ...
Tronditjet që shkaktoi vota e Britanisë për daljen nga Bashk...
Nga Alban DaciNuk ka dyshime se sot kemi dy rryma sot nën ud...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...