web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në autostradën Vlorë-Fier/ Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes

28 Qershor 2016, 07:20, Aktualitet CNA

Një aksident automonilistik ka ndodhur sot në autostradën Vlorë ? Fier ku një person ka humbur jetën.

Fillimisht u raportuar për një të vdekur dhe një të lënduar, por Policia e Vlorës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me aksidentin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30. Një automjet tip “Furgon” me targë AA050EK, me drejtues shtetasin M.H., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin në drejtim të Fierit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore.

Për pasojë janë dëmtuar 7 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën në vend. Policia po punon për identifikimin dhe gjeneralitetet e personave.





Lajmet e fundit nga