web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Taulant Balla: Në Shqipëri nuk ja mban njeriu të më qëllojë...

25 Qershor 2016, 11:09, Aktualitet CNA

Për sherrin me dhëndrin e Berishës, ka folur vetë i zoti i punës, z.Taulant Balla. Ai nëpërmjet një letre në Citynews, zbulon shkakun.

Ja c’shkruan ai

?Të dashur lexuesit e citynews. Dua të jem transparent me ju, si përherë. Po ju shpjegoj c’ndodhi në Romë. Isha në një dyqan në aeroport. Aty vjen edhe dhëndëri i Saliut. Më bëj një bluzë të Romës, i thashë unë asaj gocës. I fola librazhdiote. Dhe ajo më kuptoi. Kur po vishja unë bluzën e Romës, aty ndërhyn ai dhëndëri, duke më thënë; -“Po ti mor legen! Përse je me Romën dhe jo me Lacion si unë?” dhe më qëlloi. Gjeti momentin që unë i kisha duart duke i futur në mëngat e bluzës. Vesha bluzën dhe ju sula. Ai si lepur, u largua me vrap. Erdhën pastaj ata të policisë. Si ndodhi sherri, më thanë mua. Kështu kështu, ju thashë unë. Policët filluan të më qëllonin edhe mua. “Po ti mor qen me Romën je”, bërtisnin. Fati im i zi që ajo patrullë policie i kishte policët me Lacion. Ja kështu është e vërtetë.”/Satirë politike 





Lajmet e fundit nga