Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në kuadër të vizitës në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi disa takime në Kongresin Amerikan, gjatë të cilave rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Gjatët takimeve me Kongresmenët Jim McGovern dhe Joe Courtney, z. Meta i informoi ata edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u përqendruar veçanërisht në rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës në drejtësi, e cila ka mbështetjen e gjerë të SHBA dhe BE.
Kryetari i Kuvendit mori mbështetjen e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për angazhimin në vazhdimësi të SHBA për të ofruara asistencën e nevojshme në fazën e implementimit të reformës për ngritjen e institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e besimit te integriteti i sistemit të ri të drejtësisë dhe funksionarëve të tij, si dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për Antikorrupsionin.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me z. Timothy Wedding, Zëvendës Asistent i Përfaqësuesve Tregtarë të SHBA, të cilin e njohu me masat që po ndërmerr Shqipëria në thellimin e reformave në sektorin ekonomik, konsolidimin e treguesve financiar, luftën kundër informalitetit dhe korrupsionit, që lidhet ngushtë edhe me reformën në drejtësi.
Gjithashtu u diskutua për rrugët dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, asistencën e posaçme ndaj biznesit dhe investitorëve shqiptarë për të marrë njohuritë e duhura për të rritur shkëmbimet tregtare me SHBA, rritjen e prezencës së investimeve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët strategjik të ekonomisë.
Njëkohësisht, Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA për fillimin e procedurave të marrëveshjes mes dy vendeve për heqjen e taksimit të dyfishtë, si një hap që do të rrisë interesin dhe fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Meta zhvilloi një takim edhe me drejtues të lartë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Z. Meta u prit nga Drejtori për Evropën i NDI-së, z. Robert Benjamin, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin mes NDI-së dhe Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht në fushën e transparencës së veprimtarisë parlamentare, bashkëpunimin me shërbimet e Kuvendit, kodin e etikës së deputetit dhe procesit ligjbërës.
Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e NDI për ndërmarrjen e një iniciative të plotë ligjore edhe në kuadër të reformës zgjedhore për transparencën e financimit dhe funksionimit të partive politike në Shqipëri.
Përfaqësuesit e NDI-së shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë dhe partitë politike në vend, veçanërisht në projekte për përfshirjen e të rinjve në politikë.
Në përfundim të vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një bashkëbisedim me ekspertë të sigurisë në Universitetin ?George Washington?, me të cilët ndau mendime mbi situatën e sigurisë në rajon, krizën e refugjatëve, rrezikun që vjen nga terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, sfidat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kërcënimet që vijnë nga mungesa e stabilitetit në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht kriza në Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut dhe në kufijtë lindorë të Evropës.
Nënkryetari i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka ...
Seanca parlamentare është ndërprerë pas kaosit të krijuar gj...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjyqtari Arjan Aliaj i...
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se pas n...
Tony Hall njihet ne SHBA si nje nder personalitetet me te n...
Ermira Mehmeti përfundimisht largohet nga politike dhe nga p...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se Gjykata ...
Mëngjesin e 31 korrikut 2014, rreth 30 burra, gra dhe fëmijë...
Një 27-vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. Burimet ng...
Policia ka asgjësuar 6 parcela me 358 rrënjë bimë narkotike ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e mbesës...
Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e S...
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dys...
Policisë së Shtetit nuk i mjaftojnë skandalet e përgjimeve, ...
Drafti i Reformës në Drejtësi nuk është përfshirë në kalenda...
Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit,...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një...
Opozita po kalon orët e saj më të vështira që prej kohës kur...
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro kali...
Një shqiptar i kërkuar për vrasje të dyfishtë në Shqipëri e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...