Asgjësohen 7 parcela me kanabis/ Në kërkim autorët
Policia e Kurbinit ka asgjësuar me anë të djegies 7 parcela ...
Kriza ekonomike, varfëria, papunësia, rritja e çmimeve ndihet në çdo cep të Elbasanit. Rritja e çmimit të energjise elektrike dhe abuzimet e OSHE-së me faturat janë shqetësimet e para që i shprehin banorët e Elbasanit kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në takimin me tregtarët e Elbasanit zoti Basha u njoh me rënien e fuqisë blerëse. Ky vit, thonë tregtarët, është më keq edhe se një vit më parë ndërkohë që taksat janë rritur e çmimet po ashtu. Qytetarë ankohen për papunësinë dhe ata që kanë një ndihmë ekonomike nuk u mjafton as për faturën e energjisë. Një shitëse i tha zotit Basha se është detyruar t?i ndërpresë studimet e larta vajzës pasi e kishte të pamundur t?i paguante tarifat.
Banore: Me ndihmë ekonomike. Me 17 mijë lekë mund të jetohet?
Pa strehë, pa të gjitha. Jemi më të mbarum, të vdekur. Ky është shteti.
Banore: Unë 110 mijë lekë i du vetëm ilaçe muaj për muaj. Është gjynah vajza nuk vazhdon dot shkollën e lartë, ka dy vjet që nuk ikën në shkollë.
Banorë: Njerëzve të thjeshtë këta po ua marrin frymën fare. Këta po na marrin frymën o burrë.
Banorë: Na rrejti, na persekutoi, na përdhunoi, të gjitha gjënat e këqija na i kanë bë. I majtë jam, nuk jam i djathtë. Nuk na japin as asistencë, as asgjë. Jemi në ajër fare.
Tregtar: Nuk ka shtet më të korruptum se ky. Më kupto, po paguajmë kot, po gjobitemi, po goditemi nga shteti.
Banore: Punët janë si mos më keq, duket vetë çdo gjë. Të shohim, shpresa kemi tek juve.
Banore: Fëmijët janë burra rrinë nëpër shpija. Fëmijët e fëmijëve pa hangër, pa pirë edhe kemi shku aty ku s?mban më.
Tregtare: S?kemi bërë akoma me shnet, asgjë nuk kemi shitur, vetëm rrimë roje malli.
Basha:Po dje ?
Tregtare: Kemi afro një vit kështu.
Tregtar: Shtrëngesë nga të gjitha anët, një presion i paparë. Situata është shumë, shumë e keqe.
Basha: Taksat rriten, rruga Tiranë-Elbasan nuk mbaron, shëndetësia në ditë të zezë, pensionet nuk rriten, rrogat nuk rriten, normalisht që nuk ka xhiro. Hapi i parë është të ulim taksat. Ulim taksat të ketë më shumë para për biznesin, më shumë para për qytetarët, më shumë para për konsum. Hapi tjetër është që paratë që do të mblidhen do të shkojnë vetëm për investime që hapin vende pune, jo për luks, për orendi, për bileta avioni për qeveritarët.
Tregtar: Të tërë popullin e ke me vete, zdurohe ma
Tregtare: Ça bëhet kështu, jemi shtet?! Paguaj taksat një më një, ku është shteti? Të ndihmojë popullin. Rrojmë pesë veta me këtë dyqan.
Tregtar: Shtet nuk ka, punë nuk ka, treg nuk ka, asnjë gjë nuk ka.
Tregtar: Edi Ramën ta heqim, ta qërrojmë.
Tregtare: Ti dalim atij Ramës dhe ta vrasim se asgjë tjetër nuk ka mbet. Vemi në shpi nuk kemi kokërr leku.
Basha: Me votë, me votë ta vrasim.
Tregtare: Dobët fare, taksat e larta.Shihe dyqanin këtu me kasa, me të gjitha. Çfarë ngelet për mua vetë e gjashtë në shtëpi?
Kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe në dy biznese të mëdha të Elbasanit, prodhues tubash plastik dhe përpunim të drurit. Taksat e larta dhe rritja e çmimit të energjisë janë shqetësimet e tyre. Kostoja e prodhimit të tubave plastik është rritur 30 për qind si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë, theksoi pronari i fabrikës. Të dy sipërmarrësit e garantuan zotin Basha se zbatimi i platformës së tij fiskale do të sjellë shtim të numrit të të punësuarve dhe rritje të pagave për punonjësit.
Basha: Me uljen e taksave, 9 për qind taksë e sheshtë, 9 për qind edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore, 15 për qind TVSH. Kjo do të ketë efekt tek rroga?
Tregtar: Patjetër, direkt në rritjen e tyre.
Policia e Kurbinit ka asgjësuar me anë të djegies 7 parcela ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për...
Aleksandër Frangaj, një gazetar i vjetër, sot pronar i disa ...
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8 parcela me rreth...
Policia e Elbasanit ka arrestuar kryeplakun e fshatit Korrë ...
Martin Shkreli njihet si shqiptari më i urryer në botë për s...
Plani i integruar i zonës ekonomike Tiranë – Durrës, ose siç...
Seria: Fundi plot mistere i njerezve te medhenjData e vdekje...
Laorenc Koçi, një djalë 24 vjeçar, i rritur në jetimoren e ...
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla është shprehur ...
Një vendim i firmosur nga kryeministri Edi Rama më datën 18 ...
Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko i është drejtuar me...
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas përjas...
Ministria e Financave ka nënshkruar sot marrëveshjen për pri...
Ngjashëm me zbulimin në luginën Tolens, një zbulim i vitit 2...
Japonia kërkon që G-7-a t’i japë vrull ekonomisë globale, me...
Sa më pak e zbuluar të jetë diçka, aq më shumë na tërheq.Kjo...
“Katër nga tre studentë që mbarojnë në universitetin tim, gj...
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho është shprehur se një grup...
Ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Reforma në drejtësi ë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...