web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkullaku: Blushi po e rrënon imazhin e Ramës

20 Maj 2016, 09:14, Aktualitet CNA

Armand Shkullaku shkruan sot, se Ben Blushi me akuzat e tij, ka rrënuar në mënyrë të pabesueshme imazhin e Ramës.

?Mund të ketë shumë pikëpyetje sot për të ardhmen politike të Ben Blushit, por një gjë është e sigurt. Ai po e rrënon në një mënyrë pabesueshmërisht të shpejtë imazhin e Edi Ramës dhe po e nxjerr gjithnjë e më zbuluar qeverisjen e tij në sytë e shqiptarëve. Dje, ndërsa Blushi denoncoi një mesazh kërcënues ndaj tij për të përgjithësuar atë që ai e quajti llumi që Rama ka marrë përsipër ta përfaqësojë, në ekrane u lexua pastër kapitullimi i kryeministrit dhe fytyra e tij e prerë nga pafuqia për të reaguar.

Kjo pafuqi shkëlqeu edhe më shumë, kur kryeministri u ngrit në foltoren e Parlamentit dhe foli gjatë, shumë gjatë, por nuk tha asnjë fjalë për denoncimin që Blushi i bëri jo thjesht një mesazhi kërcënues ndaj tij, por fenomenit që ai e cilësoi si llumi i ngritur në piedestal nga Edi Rama. As e mohoi dhe as kërkoi ndjesë.

Në të gjithë fjalën e tij, kryeministri u mor me Sali Berishën. Shkoi te kumbullat e kuqe, kaloi nga Reforma në Drejtësi, doli te diga e Liqenit, i ra Presidentit dhe mbërriti te Pandeli Majko, por për akuzat e Blushit nuk shqiptoi asnjë germë. Në fakt, Rama përballë Blushit e ka të vështirë të thotë diçka. Në një farë mënyre, ndihet i dorëzuar.

Ky kapitullim ishte dje më i dukshëm se kurrë. Përveçse u detyrua të përdorë barkën e vjetër të shpëtimit, Berishën, Ramës i mungoi edhe oratoria e spikatur që shpesh e shpërfaq në Kuvend. BatutatArmand Shkullaku_1 ishin pa ngjyrë dhe përsëritjet të lodhura. Thirri në ndihmë K. Th. Spirin dhe qytetarin digjital nga Vlora, për t?i dhënë pak shije retorikës, por mbeti përsëri te gjella bajate e krahasimit me Berishën. Ndoshta e ka ndjerë edhe vetë dje lëshimin e forcave dhe pas deja vu-së në foltore, u largua nga Kuvendi?, shkruan Shkullaku për Mapon.

Sipas tij, Rama është i pafuqishëm të përballen me Blushin.

?Rama ishte i pafuqishëm për t?iu kundërvënë Blushit për faktin e thjeshtë se ky e përball me të tashmen dhe të ardhmen, për të cilat ai ka përgjegjësinë direkte. Nëse me Berishën mund të thërrasë në ndihmë të shkuarën, me Blushin ndihet i çarmatosur. Nëse akuzat me tepri të Berishës përpiqet t?i relativizojë, faktet konkrete të Blushit e ka të pamundur t?i mohojë. Nëse çdo gjë që vjen nga opozita e cilëson me lehtësi baltë, baltën e qeverisjes së tij, që Blushi ia tregon me gisht, nuk mundet ta zbardhë duke nxirë të tjerët. Nëse për Berishën e ka lehtë të gjejë argumente, për Blushin lëshon Taulant Ballën si atentator të argumentit. Të vërtetat e Blushit nuk kapërdihen me ?fajin e ka Saliu?, prandaj Rama e ka të vështirë të flasë jashtë tekstit që reciton prej tri vitesh. Berishës mund t?i kujtojë 21 janarin, drejtorin e tatimeve apo të krahasojë Shukriun me Pangon, po Blushit çfarë mund t?i thotë për kërcënimet në Elbasan apo mesazhet e Elvis Roshit?

Në këtë këndvështrim, opozita e Blushit e bën të pafuqishëm Edi Ramën. I heq të vetmen mbrojtje që ka, krahasimin me të shkuarën. Ose duke perifrazuar vetë Blushin, i heq penelin me të cilin ngjyros gërmadhat e Berishës. Nga ?funerali i Rilindjes? e deri te kërcënimi i Elvis Roshit, në harkun kohor të një viti, Blushi i ka bërë socialistët të ulin kokën përpara shqiptarëve, më shumë se në çdo ballafaqim të tyrin me opinionin publik?, shkruan Shkullaku.





Lajmet e fundit nga