Meta takon eurodeputetët/ Vlerëson PE për mbështetjen e Shqipërisë drejt integrimit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim eurodepute...
Letra e Drejtorit të Policisë së Shtetit Italiane për Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, me të cilën kërkohet të shpjegohet se pajisja përgjuese nuk është dërguar, as është përdorur për qëllime të këqija, është e ngjashme me letrën me të cilën deputeti komunist italian Valter Audisio, i dorëzoi shtetit komunist shqiptar në 1957 armën me të cilën u ekzekutua Benito Mussolini nga dora e vetë Audisio-s, i njohur me nom dy guerre ?Kolonel Valerio?. Sipas Audisio-s arma (një pushkë automatike, e quajtur ?mitra? në italisht dhe thjesht automatik në shqip) iu bë dhuratë popullit shqiptar si mirënjohje për kontributin e tij në luftën kundër fashizmit.
Por Audisio nuk shpjegoi se përse arma nuk u dhurua zyrtarisht dhe as kaloi nëpër kanalet publike zyrtare. Arma u dorëzua në mënyrë sekrete në Ambasadën e Shqipërisë në Romë, dhe atje u cmontua dhe u transportua në Shqipëri pjesë-pjesë duke u kaluar me anë të valixheve diplomatike nga Italia në Shqipëri, pa u deklaruar as në doganën italiane, as në atë shqiptare. Dhurimi i armës për muzeumin shqiptar të luftës antifashiste, nuk u bë i ditur në atë kohë as nga Audisio, as nga shteti komunist shqiptar. Arma nuk u ekspozua në muzeum në Shqipëri, pro u mbajt e fshehur në skutat e regjimit komunist. Vetëm në vitin 2004, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit të Shqipërisë, Shaban Sinani, bëri me dije ekzistencën e kësaj arme në Shqipëri, por duke mos dhënë shpjegime se përse kjo gjë ishte mbajtur sekret deri më atëherë.
Arsyeja se përse arma nuk u ekspozua në Shqipërinë komuniste, ishte e njëjtë me arsyen se përse Audisio e dërgoi atë fshehtas në Shqipëri. Kjo armë ishte përdorur për të kryer shumë krime politike në Itali nga komunistët në atë që ka qenë lufta civile në Itali, në vitet 1943-1945. Me të ishin vrarë shumë personalitete antifashiste, ndër ta edhe drejtues të brigadave partizane antifashiste, të cilët për drejtuesit e Partisë Komuniste qenë njerëz të padëshirueshëm. Arma ishte kërkuar nga autoritetet italiane në periudhën e pasluftës, me rastin e hetimeve të kryera për ngjarjet e luftës civile, por Audisio dhe shokët e tij kishin mohuar që ta dinin se ku gjendej ajo.
Autoritetet italiane duhet ta kishin kërkuar armën pas ?zbulimit? të saj në Shqipëri, në 2004, por nuk e bënë këtë, sepse nuk donin që të hapnin probleme të vjetra, që lidhen me çështje shumë të ndjeshme të politikës italiane, ende edhe sot, jo vetëm në atë kohë.
Nuk është ironi e vogël që autoritetet zyrtare italiane, në vitin 2016, na japin për ardhjen e pajisjes përgjuese në Shqipëri, shpjegime të ngjashme me atë të Audisios dhe të Shaban Sinanit. Pajisja përgjuese ka hyrë në Shqipëri, pa u deklaruar në doganë, ashtu si automatiku i Audisios. Dhe këtu normalisht duhet të merrte fund çdo dyshim nëse ajo ka erdhur në rrugë të ligjshme dhe për punë të mira, apo jo. Të thuash se pajisja e futur ilegalisht në Shqipëri do të përdorej për trainime policore, është
e njëjta gjë si argumenti që kam dëgjuar privatisht ka thënë një ish-drejtues i lartë i shtetit komunist se ardhja e armës së Audisio-s në Shqipëri nuk u bë publike për shkak se ajo përdorej për trainime të ushtarakëve të përzgjedhur shqiptarë, për shkak se kishte një ngarkesë të lartë frymëzuese.
Logjika e komunistit italian Audisio dhe e shtetit komunist shqiptar nuk vlen në marrëdhëniet ndërshtetërore italo-shqiptare në vitin 2016. Pala italiane duhet të pohojë të vërtetën e qartë, se ka vepruar kështu me urdhër të Kryeministrit Renzi, i cili nga ana e tij po i bënte një kortezi Sorosit, në dobi të Kryeministrit shqiptar Rama. Takimi Soros-Renzi është një provë e tërthortë për këtë gjë./Shkruar per citynews.al
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim eurodepute...
Nepermjet nje publikimi ne rrjetet sociale nga Avokati Altin...
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sot...
Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e mësueses 57-vjeçare, ...
Panairi i Edukimit do të hapet sot në Prishtinë, nga organiz...
Ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija ka thënë ...
Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO po shkon drejt...
Mbi tetë herë është rritur çmimi i preparatit “Fluconazole”,...
Në prill të këtij viti, një ekip shkencëtarësh të gjenetikës...
Ekipet e kërkimit në Mesdhe kanë identifikuar vendndodhjen e...
Edhe pse një sulm masiv me armë bërthamore ka shumë pak gjas...
Në emisionin e sotëm investigativ “STOP” është denoncuar ras...
Qytetarët kanë nisur firmosjen e një peticioni në internet d...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me kamionin e rrëzu...
Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga dhe moderat...
Një avion sportiv i dyshuar se përdoret për trafik droge ësh...
Një kamion me një ngarkesë e rreth 25 mijë litra alkool bull...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur Kryetarin ...
Si zakonisht, Shqipëria është e fundit në shumë gjëra dhe në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...