web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pashkët/ Ortodoksët braktisen nga politikanët “interesaxhinj”

1 Maj 2016, 17:54, Aktualitet CNA

Besimtarët ortodoksë janë braktisur sot nga krerët e politikës shqiptare, ku asnjëri prej tyre nuk ka zhvilluar një vizitë në institucionet zyrtare të Komunitetit Ortodoks. I pari ishte Kryeministri Edi Rama, i cili edhe pse ndodhej në qytetin e Korçës, nuk denjoi të shkonte në Mitropolinë e Korcës për një urim zyrtar si drejtues i qeverisë, por u mjaftua thjesht me një status të shkurtër në Twitter.

Të njëjtin veprim bëri edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i cili nga Hollanda ku ndodhet këtë fundjavë, uroi besimtarët ortodoksë vetëm me një status në rrjetin social Facebook. Edhe pse ?zyrtarisht? mund të mendohet se partitë politike i kanë kryer detyrat ndaj ortodoksëve, në fakt ajo çfarë ndodhi sot tregon për thjesht dhe vetëm ?interesaxhinjtë? politikanë që na qeverisin.

Asnjë prej drejtuesve më të lartë të politikës shqiptare nuk kanë uruar me një vizitë zyrtare ortodoksit në institucionet e tyre, por janë mjaftuar me disa perfaqesues te nivelit te dytë, si Edmond Spaho i PD-së, apo nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Ndërkohë vendodhja e kryeparlamentarit Ilir Meta ende nuk dihet, por ajo çfarë dihet është se ai nuk ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.

Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, asnjëri prej tyre nuk ka gjetur kohën dhe mundësinë të respektojnë komunitetin fetar të ortodoksëve deri në këto momente.  Këtë vit ata nuk janë shfaqur në kishë, por vitin tjetër që do të jetë vit elektoral, ata me siguri do jenë në rradhë për të bërë show në kërkim të votave. 

Koha ka treguar se kur të vijë periudha e zgjedhjeve, këta politikanë shkojnë e shfaqen si shenjtorë që të përfitojne ndonjë votë.Vlen për t?u parë vitin e ardhshëm se çfarë do ndodhë me “udhëheqësit” tanë kur të jetë fushate elektorale./citynews





Lajmet e fundit nga