Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
?Duam punë! Duam bukë!? ? me këto thirrje qindra punonjës të rafinerisë më të madhe të naftës në Shqipëri, ARMO, nisën protestën e tyre të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.
Prej 12 gushtit 2015 ata kanë hyrë në protestë për të kërkuar 9 rroga të papaguara nga kompania e privatizuar, e cila ka pezulluar prodhimin për shak të borxheve të mëdha të akumuluara ndaj bankave.
Bashkë me gropën e borxheve të ARMO-s, i vetmi burim që siguron punësimin e shumë banorëve të zonës së Ballshit, punëtorët thonë se jeta e tyre ka shkuar në skajin e varfërisë dhe se problemit u duhet një zgjidhje urgjente.
?Prej 17 vjetësh kam duruar ndotjen e ajrit dhe problemet shëndetësore që sjell gazi i kësaj rafinerie për të siguruar jetesën. Tanimë, jemi hedhur në rrugë, pa asnjë shpresë dhe përkrahje?, tha për BIRN një 56-vjeçare, punëtore ndërtimi pranë rafinerisë.
?Jemi të zhytur sa nuk ka më në borxhe, të cilat më parë as që i njihnim. Për 9 muaj nuk kam pasur asnjë të ardhur, nuk kam mundur të paguaj dritat, ujin, që do të m?i presin dhe këstet e kredisë së shtëpisë, të cilën banka do të ma marrë. As ushqimoret nuk na japin më veresi?, shtoi ajo mjaft e shqetësuar.
Punëtorët thonë se vetëm vitin e shkuar të paktën katër naftëtarë kanë humbur jetën prej ndotjes që shkakton rafineria.
Sipas një studimi të Institutit për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, IKESH, punëtorët në Shqipëri shfrytëzohen me intensitet të lartë deri në rrezik shëndetësor apo jete, u cenohen të drejtat bazë dhe kjo vjen si pasojë e pushtetit thuajse absolut të pronarit mbi punonjësit në rrethana të mosinspektimit shtetëror.
Protestës së naftëtarëve në Ballsh me 1 Maj iu bashkuan dhe anëtarë të Organizatës Politike ? një grupim me pikëpamje të majta, të cilët udhëtuan nga Tirana për t?i kërkuar qeverisë të respektojë të drejtat e punëtorëve.
Në thuajse çdo ndërtesë të qytetit të vogël qëndron e ngjitur nga një letër ku shkruhet ?shitet?.
Në shtëpinë e Përparim Jonuzaj nuk ka akoma një tabelë të tillë, por megjithatë ai thotë se së shpejti do të detyrohet ta nxjerrë atë në treg në rast se kriza e kompanisë nuk gjen një zgjidhje.
?Do ta shes shtëpinë që të pushoj lotët e vajzës, e cila si nxënëse ekselente do të ndjekë arsimin universitar dhe që të paguaj borxhet që na kanë mbuluar,? tha 54-vjeçari për BIRN, i cili ka punuar prej 34 vjetësh në këtë rafineri nafte në Ballsh.
?Ndodhemi në këtë situatë prej privatizimit të kryer shumë keq, ndërsa më ka mbetur vetëm 1 për qind besim se do të gjejmë një zgjidhje,? përfundoi ai, me sytë e skuqur dhe duart e shtrënguara nga stresi.
Duke ndjekur me mosbesim marshimin e disa qindrave naftëtarëve, kasapi Musli Hazeri thotë se ka reshtur së dhëni borxhe për punonjësit e ARMO-s dhe se i ka humbur shpresat për të marrë borxhet e vjetra.
Disa metra më tutje, në një nga pak marketet e qytetit një fletore e trashë mban emrat e shumë prej atyre që parakalojnë sot për të kërkuar zgjidhjen e kolapsit të ARMO-s.
?Naftëtarët janë detyruar të marrin borxhe në marketin tim sa për të mbajtur frymën gjallë, por kjo situatë ka nëntë muaj që vazhdon. Nëse uzina si mjeti i vetëm i sigurimit të jetesës në këtë zonë, nuk del nga kriza, qyteti dhe njerëzit do të marrin fund?, tha për BIRN Gëzim Sinanaj, pronari i dyqanit të vogël në rrugën e tregut në Ballsh.
Muharrem Sulaj, i cili ka punuar që prej vitit 1976 në rafineri, i tha BIRN se varfëria po i detyron shumë naftëtarë t?i ndërpresin studimet e fëmijëve në shkollë.
?Po u hymë në hak fëmijëve tanë, që shumë prej nesh janë të detyruar t?i lënë pa shkollë ose t?u ndërpresin studimet ngaqë nuk kemi me se t?i mbajmë. Ne duam të punojmë, sepse puna është jeta dhe jemi të gatshëm t?i kthehemi punës sapo të përmbushen kërkesat tona,? tha për BIRN.
Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë gjithashtu të përfitojnë statusin e naftëtarit dhe të ketë kontrolle më të larta për ndotjen që sjellin gazet në zonë, duke pohuar se shumë herë i janë drejtuar urgjencës për këtë shkak.
?Shpresojmë që kryeministri Rama të mbajë sa më shpejt premtimin e dhënë për zgjidhjen e krizës së ARMO-s dhe shpërndarjen e rrogave dhe siguracioneve të punëtorëve që qyteti të rifillojë jetën, tha për BIRN Kamber Iljazi, kryetar i Shoqatës së Përpunimit të Naftës në Shqipëri, me qendër në Ballsh./BIRN
Indonezia dhe Argjentina dolën në skenë për herë të parë në ...
Avokati Altin Goxhaj është shprehur se meritokracia në Parti...
Proverbat dhe fjalët e urta të çdo populli pasqyrojnë, ndër ...
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shpre...
Problemi që u konstatua me shenjat e gishtave të Arben Frrok...
Një vit para zgjedhjeve Franca duket e paralizuar. Ekonomia ...
Komisariati i Policisë Nr. 6 ka bërë të mundur arrestimin e ...
Pas arrestimit dhe vendosjes së masës së sigurisë ndaj Luli ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka shpërndarë një status...
Besimtarët ortodoksë janë lënë të mënjanuar nga kryetarët e ...
Literatura klasike ka qenë gjithnjë e pranishme.Koha kalon n...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka uruar besimtar...
Konventa Kombëtare e Lëvizjes Rinore për Integrim, çeli sipa...
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, k...
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Korcë për festën e Pashkëve...
Reagimi i plotë i Gjergj Bojaxhi, pas akuzave të hedhura dje...
Policia e Shkodrës arrestoi pas disa përpjekjesh një person ...
Ditmir Bushati Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka deklaruar ...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ne kete dite te rendesish...
Një efektiv i Policisë së Burgjeve u arrestua sot në Pograde...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...