web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Rama sqaron incidentin me shoqërinë civile

29 Prill 2016, 17:08, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka sqaruar përmes një postimi në rrjetet sociale incidentin e sotëm në dëgjesën për projktin e stadiumit të ri kombëtar, ku shoqëria civile dhe gazetarë nuk u lejuan të merrnin pjesë.

Kryeministri Rama sqaron se personat në fjalë nuk kanë qenë të ftuar, përvec dy prej tyre. Ai shkruan se kjo nuk ishte një dëgjesë publike, por një mbledhje e hapur e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Postimi i Edi Ramës

Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.

Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!

E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.

Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.

Kaq eshte e gjitha.

 

 

 





Lajmet e fundit nga