web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fituesit e garës për rektorë dhe dekanë të rinj

21 Prill 2016, 07:32, Aktualitet CNA

Kur kanë kaluar pak orë nga mbarimi i procesit zgjedhor për rektorë në universitetet shqiptare, janë përcaktuar të gjithë fituesit e kësaj gare. Kështu, në Universitetin e Tiranës fitues rezulton të jetë prof.dr Mynyr Koni, personi për të cilin ish-kryeministri Berisha tha se ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi që të hiqte dorë nga gara.

Koni mori 460 vota dhe përballë kishte Klodeta Dibrën, e cila mori 243 vota profesorësh. Më tej, në Fakultetin Ekonomik në Tiranë fitues doli Dhori Kule, i cili mori postin e dekanit, ndërsa te Fakulteti i Shkencave Social ishte fitues Edmond Rapi. Sakaq, në Fakultetin e Historisë fiton Valentina Duka, kurse te ai i Gjuhëve të Huaja Artur Sula.

Ndërkaq, përsa i përket garës për Universitetin Buqësor të Tiranës, atë e fitoi prof.dr Bahri Musabelliu, kurse në Universitetin Politeknik fitues ishte Andrea Maliqari. Së fundmi, rektor i Universitetit të Mjekësisë është Arben Gjata dhe te Universiteti i Arteve fitoi Kastriot Çaushi.





Lajmet e fundit nga