Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Të ashtuquajturat Dokumente të Panamasë, përfshijnë rrjedhjen e më shumë se 11,5 milionë dokumenteve nga një firmë ligjore panameze. Këto dokumente, që po publikohen nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, zbulojnë një anë të palavdishme të sistemit financiar global – ku elita botërore fsheh paratë për të mbetur anonime ose për të shmangur taksat. Disa analistë thonë se nuk ka asgjë të paligjshme të fshehësh para në llogari të tilla, por sipas disa të tjerëve, mungesa e transparencës dhe e kontrollit në shumë vende që shërbejnë si parajsa fiskale, shoqërohet me një çmim të rëndë – veçanërisht për vendet, të cilave u duhen fonde për zhvillim.
Studimet e reja tregojnë se llogaritë bankare në parajsat fiskale i heqin më shumë se 1.1 trilion dollarë sistemit financiar global. Vendet me rritje të shpejtë, ku përpjekjet për çrrënjosjen e varfërisë mbështeten në miliarda dollarë fonde të siguruara nga taksat dhe nga ndihmat ndërkombëtare, janë shpesh humbësit më të mëdhenj. Tom Cardamone është drejtor i firmës Global Financial Integrity, e cila gjurmon qarkullimin e paligjshëm të parave:
“Kjo është shumë më tepër se të gjitha ndihmat dhe investimet e huaja që shkojnë çdo vit në këto vende. Pra, është një problem me rëndësi kritike.”
Wikipedia rendit 82 vende që shihen si parajsa fiskale, nga Zvicra në Panama dhe shumë vende të Karaibeve. Ato janë tërheqëse për shkak se ofrojnë llogari anonime me pak ose aspak detyrime tatimore ? gjithçka në mënyrë të ligjshme.
“Kur fsheh emrin e atij që në fakt zotëron një kompani ose një llogari bankare, pikërisht aty fillojnë edhe problemet,” – thotë Cardamone.
Llogaritë në parajsat fiskale mund të bëhen mbulesë për trafikantët e drogës dhe terroristët. Një kompani e zbuluar nga gazetarët ishte një korporatë fiktive, e krijuar për të kryer marrëveshje biznesi anonime. Gazetari Will Fitzgibbon thotë se kjo kompani u përmend më vonë nga qeveria amerikane se furnizonte forcat ajrore siriane me naftë që përdorej në bombat thërrmuese për të sulmuar civilët:
“Pra, fakti që kjo kompani lejohej të kishte llogari në parajsa fiskale ishte për mua një shembull mjaft i zymtë të asaj se si këto dy botë, e viktimave dhe e parajsës fiskale takohen me njëra tjetrën.?- thotë zoti Cardaone.
Praktika e fshehjes së pasurive nëpërmjet llogarive anonime është më e përhapur se sa mund të mendohet. Në dy shtete amerikane, Nevada dhe Delaware, është regjistruar numri më i madh i korporatave anonime në vend.
“Jo, as ne nuk jemi të pafajshëm. SHBA përbëjnë juridiksionin e dytë më të madh ku ndodhin gjëra të tilla. Rreth një milion apo më shumë kompani private të fshehta themelohen çdo vit në SHBA. Është një problem i mprehtë jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në Amerikë.?
Zoti Cardamone thotë se hapja e llogarive anonime në parajsa fiskale kërkon vetëm njohuri bazë të biznesit, një lidhje interneti dhe një tarifë minimale. Ai është optimist, por jo shumë, se Dokumentet e Panamasë do ta rrisin trysninë për t?i bërë këto lloj aktivitetesh më transparente dhe më të përgjegjshme./VOA
Rreth 50 makina luksoze janë bllokuar mbrëmjen e sotme nga P...
Bjordi dhe Amanda janë dy fëmijë jetimë, pasi prindërit e ty...
Rama ka deshtuar…Ai po le “amanetet”…Sigurisht edhe po perpi...
Drew e ka nisur karrierën në media si gazetar investigativ, ...
Një 13 vjeçare shqiptare dhe një bashkëmoshatare rumune janë...
Kreditë e këqija u rritën për të dytin muaj më radhë, gjatë ...
Ekonomia shqiptare u ngadalësua sërish në tremujorin e katër...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se shkolla...
*Në vitin 2009 një biznismen i përfolur për lidhje të ngusht...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka nënk...
Partia Demokratike është e hapur për koalicion me çdo forcë ...
Nisma për mësimin e historikut të feve në shkollat shqiptare...
Një video e publikuar nga “Jeta Osh Qejf” tregon një çift që...
Këshilltari i Kryeparlamentarit Ilir Meta, Ralf Gjoni ka aku...
Teksa përshkruan historinë e një personazhi që quhej Dino Çi...
Në studion e Zululand Ben Blushi tha se Referendumi kishte s...
Një tender i realizuar së fundmi nga Bashkia Tiranë duket se...
Janë dy gjëra që nuk ja vlen të debatohen më për referendumi...
Bllokimi i vazhdueshëm i itinerarit ballkanik po shkaktkon g...
9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...