52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Pushteti që ka mbledhur rreth vetes dhe emërimet e reja në parti e kanë vënë Koço Kokëdhimën në qendër të sulmeve nga deputetët e qarkut. Në një mbledhje që ka zgjatur për 6 orë, mësohet se Kokëdhima është sulmuar për zëvëndësimet në masë që ka bërë në PS e Vlorës dhe për kandidimin e tij në Kongres, në postin e anëtarit të Asamblesë. Shqiptarja.com shkruan se deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës e akuzuan Kokëdhimën për protagonizëm në parti dhe për përjashtimin e të gjitha strukturave.
Një prej kritikëve, ka qenë deputeti i Tepelenës, Dashamir Kamberi i cili ka ngritur shqetësimin e mosrespektimit të të vjetërve. ?Unë jam shumë dakord që prurjet e reja duhet të kenë prioritet, ama kjo nuk duhet bërë duke anashkaluar strukturat e vjetra. Ajo që po bëhet sot nuk është e ndershme në raport me njerëzit e partisë që kanë kontribuar ndër vite. Me keqardhje vërej se në këtë proces ristrukturimi, strukturat e vjetra të partisë janë nënvlerësuar, nuk janë respektuar, dhe nuk është e tepërt të them që edhe janë përjashtuar.
Struktura pasurohet, dhe përmirësohet, por s?mund të ikin të gjithë e të vijnë ca të tjerë?-mësohet se ka thënë Kamberi. Po ashtu, fjalën e ka marrë edhe deputeti më kritik ndaj Kokëdhimës, Fatmir Toçi, i cili ka ngritur disa shqetësime që sipas tij kanë të bëjnë me shkelje të statuti. ?Së pari, unë do të kisha preferuar një mbledhje më të ngushtë, ku ne si shtab drejtues, grup deputetësh të mund të zgjidhim problemet që kemi me njëri-tjetrin. Nuk mund të mohoj punën e mirë që është bërë gjatë gjithë kësaj kohe me prurjet e reja në parti.
Ajo që është bërë keq, dhe në kundërshtim me të gjithë normat statusore, është përjashtimi i anëtarëve të vjetër të partisë. Ata njerëz kanë kontribute 25 vjeçare dhe kanë dhënë fitore kësaj partie. Ato nuk mund të konsiderohen si një bandë, dhe të zëvendësohen me një bandë tjetër. Ka një shqetësim tjetër, lidhur me zgjedhjet për në Asamble, Kongres dhe në këshillat socialistë. Koordinatori ynë futi emrin për votim kundër statutit duke marrë një rol protagonist të tepruar, e duke mohuar dikujt tjetër të ishte në asamble apo kongres si anëtar i thjeshtë.
Sikur të mos mjaftonte me kaq, statuti përsëri është shkelur. Më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur në Asamble, janë bërë anëtar parti në shkurt, ndërkohë që statuti i ri dhe ai i vjetër kushtëzojnë mandatin me të paktën 3 vjet anëtar partie. Këta që ne kemi zgjedhur nuk janë më shumë se 3 muaj anëtar partie. Normat duhen zbatuar. E njëjta gjë edhe për të zgjedhurit për këshillat socialistë?-tha Toçi. Në përgjigje të këtyre akuzave, Koço Kokëdhima është mbrojtur me argumentin se gjithçka është bërë për të mirën e partisë. ?Unë e kam këtu edhe statutin e vjetër edhe atë të riun. Të dy e kanë të parashkruar se partia është e hapur ndaj prurjeve të reja.
Tani, ne jemi përpjekur të zgjedhim njerëzit më të mirë, më të arsimuar, më të ndriçuar, më të spikatur e më energjikë. Tani nuk do rrimë gërmë për gërmë, për çdo hap që hedhim të lexojmë statutin. Qëllimi i statutit është të bëjë më të mirën për partinë, dhe vajzat e djemtë që ne kemi zgjedhur, janë më të mirët për partinë dhe për Shqipërinë?-mësohet të ketë thënë Kokëdhima. Më neutrale ka qenë në qëndrimin e saj, deputetja Valentina Leskaj.
?Pavarësisht debateve të brendshme, partia duhet të unifikohet dhe të përqendrohet në punën e saj sepse shumë shpejt ne do të jemi, pas një viti, në një përballje me Sali Berishën?-ka thënë Leskaj, e cila për këtë deklaratë ka marrë një përgjigje nga deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta. ?Nuk jam dakord me atë çfarë tha më parë zonja Leskaj se ne kemi përballë Sali Berishën. Në fakt ne kemi përballë LSI-në dhe për këtë duhet të qartësohemi dhe të fokusohemi në punën tonë të përditshme?,-ka thënë Kosta./Lapsi
Vdekja e dikatorit nazist Adolf Hitler, është një nga më të ...
Të paktën 56 persona, mes tyre 45 të krishterë, humbën jetën...
Mes 12 personave që u pagëzuan ditën e sotme nga Papa Françe...
Policia belge ka përdorur topa uji për të shpërndarë protest...
Familja Mbretërore Shqiptare ka shpallur sot datën e martesë...
Rrënjët e lidhjeve të terroristëve të Brukselit, duket se k...
Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës d...
Partia Demokratike do të protestojë nesër në orën 11:00 tek ...
Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë sot në qytetin e Durrë...
Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të...
Ka rezultuar fals alarmi për bombë në kryeqytet.Një pako e d...
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Altin Premti ban...
Një pako e dyshimtë është gjetur sot tek Komuna e Parisit në...
Në lidhje me zhvillimin e fazave te tjera të konkurimit për ...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Itali, i cili për pak ...
Bashkia e Tiranës ka nisur sot prishjen e objekteve në qendë...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një p...
Pasi u dhunuan nga Policia Bashkiake, aktivistët e shoqërisë...
Gjatë sistemimit të arkivit vetjak, për gëzimin tim të madh,...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka uruar besimtarët ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...